Politika 30 January 2026, 12:21 Nga VNA

AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro

Ndaje në Whatsapp
AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, këtë të enjte në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike.

Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Më herët në dhjetor i njëjti tender që ishte pezulluar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të bëra nga disa operatorë lidhur me dokumentet e procedurës.

Për një pjesë prej tyre KPP pranoi kërkesat ndërkohë për disa të tjerë jo duke nënvizuar arsyet. Ankesat e vazhdueshme kanë sjellë vonesa të shumta me afatet normale që duhet të ndiqte kontrata. Konkretisht tenderi u çel në datë 13 gusht 2025.

Procedura kishte në objekt kontrate “Shërbimi i internetit dhe intranetit për agjencinë kombëtare të shoqërisë së informacionit dhe institucionet publike”. Fondi limit është 4.8 milionë euro dhe shërbimi parashikohet që të ofrohet për 730 ditë.

“Objektivi i Përgjithshëm i kontratës është instalimi, aktivizimi i shërbimit të Internetit dhe Intranetit për institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.

Shërbimi do të ofrohet gjatë gjithë periudhës së kontratës , për këtë arsye secili operator ekonomik ka përgjegjësinë e garantimit dhe disponueshmërisë së shërbimit në çdo moment, duke ofruar suport teknik , mirëmbajtje të linjave fizike konform SLA-së”, thuhet në termat e referencës së procedurës.

Tenderët e lidhur me sistemet e IT të institucioneve të ndryshme por edhe mirëmbajtjet janë ndër procedurat e ankimuara më shpesh pranë KPP duke krijuar edhe zvarritje.

Një rast si ky ishte edhe ai i mirëmbajtjes së fiskalizimit i ankimuar disa herë dhe që ka një fond limit 7.7 mln euro, duke qenë dhe një nga arsyet që çoi në mos funksionimin e platformës self-care dhe bllokoi aktivitetin e bizneseve për rreth tre javë!./ Monitor

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme