Politika 14 October 2025, 22:57 Nga VNA

Akademia e Shkencave në shërbim të kultit të Ramës: Monografi për “Neuroestetikën e një artisti”

Ndaje në Whatsapp
Akademia e Shkencave në shërbim të kultit të Ramës:

Atëherë kur mendon se ke parë dhe lexuar çdo gjë për servilizmin, të del përpara një lajm që në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë një tufë mender akademikësh janë mbledhur për të folur për një monografi për Edi Ramën.

Në një skenë që do ta kishin zili edhe kronikat e realizmit socialist, Akademia e Shkencave ka organizuar një aktivitet për të prezantuar monografinë “Edi Rama – Neuroestetika e një artisti”, me autor Oltsen Gripshi. Libri, që sipas autorit ndërthur neuroshkencën me estetikën, është përqendruar në analizimin e “aktit të pikturimit” të kryeministrit, duke tentuar ta paraqesë si një rast studimor unik në kufijtë midis artit dhe trurit krijues.

Në këtë aktivitet, nënkryetari i Akademisë, akademik Vasil Tole, u shpreh se Gripshi “ka meritë të veçantë” sepse “synon të zbulojë përvojat estetike në nivel neurologjik të Ramës”. Ai kujtoi edhe vetë-deklarimin e kryeministrit në një aktivitet ndërkombëtar më 9 tetor, ku Rama tha:

“Unë nuk jam gjeneral dhe as ekspert kibernetik. I vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë jam thjesht një artist.”
Dhe kështu, në një vend ku shkenca shpesh nuk ka fonde, por ka “frymëzim politik”, akademikë dhe studiues u mblodhën për të analizuar jo ndonjë zbulim shkencor, por “neuroestetikën” e kryeministrit – një tjetër episod i servilizmit institucional që ngjan më shumë me art performativ sesa me studim shkencor.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme