Politika 19 Shtator 2025, 15:54 Nga VNA

Ahmetaj shpërndan dokumente: Nga “lapsusi” i prokurorit te ankesa për mediat që nuk i shërbejnë më

Ndaje në Whatsapp

Ahmetaj shpërndan dokumente: Nga “lapsusi” i prokurorit te

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në çështjen “Buka Sh.a.”, ka vendosur t’i rikthehet njërit prej sporteve të preferuara të politikanëve shqiptarë: të shkruajë letra për gazetarët. Në një email të gjatë, ai thotë se është viktimë e presionit politik dhe se mbi supe mban “persekutim personal dhe familjar”.

Ahmetaj kujton se prokurori i çështjes fillimisht e akuzonte për dëmtim të shtetit, por më pas e tërhoqi akuzën duke e quajtur “lapsus”. “Është lapsus apo është qesharake? Apo më ngarkojnë mua, se më kanë kthyer në target?”, pyet ish-zv.kryeministri, duke u përpjekur ta paraqesë veten si shënjestër të reformës në drejtësi.

Në shpjegimet e tij, ai flet për ndarjen e dosjes “sipas qejfit të prokurorit”, për “moszbatimin” e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që në fakt sipas tij i ka respektuar, si dhe për një rivlerësim që trefishoi asetet si të shtetit ashtu edhe të privatëve. Në fund, konkluzioni është i qartë: ai nuk ka shkelur asnjë ligj, por dikush “ka nevojë” ta fusë në burg.

E gjithë letra mbyllet me një thumb për mediat, të cilat sipas tij nuk pasqyrojnë dot “qëndrimet e tij”. Ironia është se pikërisht ato media që dikur i kishte në dispozicion kur ishte zv.kryeministër dhe që shijuan bujarisht reklamat e qeverisë, sot nuk i duken më aq të dobishme. Tani, mes luksit të pasurive të akumuluara, Ahmetaj kërkon prapë shërbimin e tyre si tribunë për viktimizim.

Hajde të pangopur, hajde…

Reagimi i plotë: 

"Të nderuar Gazetarë,

Këto dokumente që po ndaj me ju, do t’i ndaj edhe me media të tjera për t’i treguar kujtdo që është i interesuar se çfarë presioni politik, persekucioni personal, familjar po mbaj mbi supe.
Dokumentet që gjeni të atashuar në këtë email kanë të bëjnë me çështjen "Buka Sh.a" ku akuzohem për shpërdorim detyre.

Do të lutesha të lexonit me kujdes se si prokurori i cili në fillim më akuzonte që kam dëmtuar shtetin, e tërheq këtë akuzë për dëmtim të shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat përpara gjykatës për të mbrojtur personat e përfshirë në dosje, që nga telefona të caktuar t’i janë rikthyer, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten.

Që nga korriku i vitit 2022 kur kjo çështje u mor nga SPAK, në media dhe gjithandej përflitej që unë akuzohesha që kisha dëmtuar shtetin, kjo gjë u shkrua dhe në akuzë.
Ndërkohë në seancën e gjykimit paraprak prokurori tërheq akuzën e bërë nga vetë dora e tij e shkruar e zeza në të bardhë, se unë kam dëmtuar shtetin. "Është lapsus i imi..." deklaron. Është kjo qesharake Qesharake?? Është tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. "Ta ngarkojmë këtij se e ka kthyer i madhi në target".

E dyta po ta shikoni në dokumentin e atashuar, ka një moment ku debati Prokuror-Avokat ka të bëjë mes ndarjes së kësaj çështje në dy pjesë, stil tashmë i konsoliduar në shumë herë i organit të akuzës për të devijuar të vërtetën. Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo çështje, prokurori e ka ndarë çështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dali panorama e të vërtetës e plotë duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me përgjegjësi ata që janë pjesë?

E treta, Prokurori në akuzë pretendon se s’kam zbatuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Prokurori që vetë nuk e zbaton vendimin e gjykatës, më akuzon mua për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pse në rastin tim kjo gjë nuk është e vërtetë. Fakti që aksionet në konsekuencë të rivlerësimit të pavarur të kryer nga vlerësues të pavarur, tregon se vlera e aseteve dhe aksioneve për këtë shkak është trefishuar rrëzon dhe këtë pretendim.
Dhe ky vlerësim është për të gjitha palët, shtetin dhe privatin, pra aksionet si të shtetit ashtu edhe të privatit janë trefishuar me rivlerësimin.
Pretendimi i ri i prokurorit është që pse s’kam vlerësuar vetëm privatin. Në bazë të kujt ligji e neni ta bëj këtë? A ka ligj për Shoqëritë Aksionere? A ka ligj privatizimi të aseteve shtetërore?

Sigurisht që ka, por prokurori o nuk e njeh o nuk do t’i lexojë pasi në bazë të tyre unë s’kam shkelur asnjë ligj. Ashtu siç nuk përmend asnjë ligj që unë kam shkelur në akuzën e ngritur prej tij apo Rmes.
Ku është parë, e në cilin ligj shkruhet që kur vlerësohet shtëpia metrat katrorë të kuzhinës vlerësohen me 200 lekë, ndërsa ato të dhomës së gjumit me 50 lekë.
Nëse unë do kisha bërë këtë vlerësim për të cilin po akuzohem, meritoja të akuzohesha për atë që më bëjnë tani. DMTH duke mbrojtur interesat e shtetit e privatit në të njëjtën kohë kam bërë këtë "Krimin" e domosdoshëm, se ju duhem në burg.

E katërta, shiheni gjuhën që përdor prokurori... Po të ishte i pavarur s’do bridhte rrugëve të Europës. Ku e gjen të drejtën të paragjykojë për prezencën apo mos prezencën time në sallën e gjyqit e cila është zgjedhje sovrane e çdo njeriu. Hajde Reformë në Drejtësi hajde... E mbani mend deklaratën për dosje voluminoze që as i lexon.

Në dokumentin në WeTransfer gjeni aktin e vlerësimit ku do të shihni çmimin e referencës për vlerësimin e.

Shpresoj që t’i lexoni këto dokumente e të nxirrni konkluzion vetë. E më tej, pyesni për kureshtje një vlerësues të pavarur tjetër se si bëhen këto vlerësime, e si rivlerësohet një Sh.a (shoqëri tregtare).

Nuk është se habitem me këtë gjë, që dikush e quan qesharake. Unë që e kam në kurriz e di mirë pse e kanë sajuar edhe këtë akuzë.
Fatkeqësisht një pjesë e juaja s’e keni ndarë kurrë qëndrimin tim me shikuesit apo lexuesit tuaj, po kjo është çështje që lidhet me interesat e mediave që ju drejtoni.
Ndjesë për këdo, po këto email-e kisha." - shkruan Ahmetaj.

Dokumenta bashkëngjitur

 

Dokumenta bashkëngjitur

Video

Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë po shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salle luksoze ballosh, një projekt me vlerë 250 milionë dollarë i prezantuar nga Presidenti Donald Trump. Megjithëse u premtua se struktura historike nuk do të prekej, punimet kanë nisur me shkatërrimin e pjesës lindore që daton nga viti 1902. Projekti përfshin një sallë prej 25,000 metrash katrorë me dizajn të frymëzuar nga resorti Mar-a-Lago, me llambadarë kristali, kolona të praruara dhe zbukurime ari. Salla do të përdoret për darka shtetërore dhe ngjarje zyrtare, me një kapacitet prej 1,000 personash dhe dritare antiplumb. Ajo pritet të financohet kryesisht nga donatorë privatë, përfshirë kompani të mëdha teknologjike dhe të mbrojtjes. Në një moment simbolik, Donald Trump hapi perdet e arta për të zbuluar vendin e ndërtimit dhe shpalli nisjen zyrtare të shembjes. Ai deklaroi se kjo do të jetë “salla e vallëzimit më e bukur ndonjëherë” dhe përmendi plane për një hark përballë Varrezave të Arlingtonit, nëse mbeten fonde. Dëshira për një sallë të tillë daton që nga viti 2010, kur ai shprehu pakënaqësinë për ambientet ekzistuese të darkave shtetërore në kohën e Presidentit Obama.

Dy shtetas kinezë janë kapur gjatë tentativës për të futur në Shqipëri 62 kilogramë kanabis, të ndarë në dy valixhe. Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara, dhe më pas drejtuar Shqipërisë. https://www.vna.al/kronika/tentuan-te-fusnin-61-kg-kanabis-ne-shqiperi-arrestohen-dy-kineze-ne-rina-i15927

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka nisur zyrtarisht dënimin me pesë vjet burg për konspiracion në financimin e paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007, duke u bërë ish-udhëheqësi i parë francez që shkon pas hekurave në epokën moderne. 70-vjeçari, u paraqit këtë mëngjes në burgun “La Santé” në jug të Parisit, ku do të qëndrojë në një qeli 9 metra katrorë, e pajisur me tualet, dush, tavolinë pune dhe televizor. Ai do të mbahet në seksionin e izolimit për arsye sigurie, pasi burgu strehon edhe persona të dënuar për trafik droge dhe terrorizëm.

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme