Politika 17 November 2025, 15:38 Nga VNA

Ahmetaj mohon lajmet për një kërkesë të re ekstradimi nga Zvicra: Zhurmë e orkestruar nga qeveria

Ndaje në Whatsapp
Ahmetaj mohon lajmet për një kërkesë të re ekstradimi
Arben Ahmetaj

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar në rrjetet sociale pas raportimeve se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë për ekstradimin e tij nga Zvicra. Ai mohoi që të ketë ndodhur një “kërkesë e re” dhe sqaroi se procesi për ekstradimin e tij ka mbi dy vite që ka nisur, ndërsa për mbi një vit po hetohet një “pseudo-transfertë”.

Ahmetaj akuzon qeverinë për manipulim të opinionit publik.

“Zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi ka për synim të heqë vëmendjen nga mega-skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës”, shkruan ai.

Ai gjithashtu lidhi reagimin e tij me zhvillimet e fundit në drejtësi, duke përmendur marrjen e pandehur të zv/kryeministres nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.

Në postimin e tij, Ahmetaj thotë se nuk ka pasur asnjë transfertë reale midis tij dhe ndonjë biznesmeni.

"Kërkesa për ekstradim është bërë nga Ministria e Drejtësisë më 18 gusht 2023 dhe ligji lejon dorëzimin e vetëm një kërkese, prandaj nuk ka asnjë “kërkesë të re”. Pseudo-transferta që po hetohet ka mbi një vit dhe nuk ka pasur asnjë transfertë reale midis tij dhe ndonjë biznesmeni. Lajmet e rreme sipas Ahmetajt synojnë të zhvendosin vëmendjen nga skandalet e qeverisë dhe bashkëpunimi i supozuar me krimin e organizuar", shkruan ai.

Ahmetaj paralajmëroi se më shumë detaje do të publikohen në vijim, duke lënë të hapur zhvillimet e mëtejshme rreth çështjes.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme