Politika 20 December 2025, 20:55 Nga VNA

Agron Shehaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të mazhorancës për të penguar arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një status në rrjetin social Facebook, Shehaj thekson: "Është e qartë se pas vendimit të mazhorancës për të penguar arrestimin e Belinda Ballukut, duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Nuk ka më asnjë kuptim që ndërkohë që drejtësia po heton dhe kërkon arrestimin e të korruptuarve, mazhoranca i merr në mbrojtje. Kjo mazhorancë nuk ka më legjitimitet."

Ai shtoi se qytetarët shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin midis drejtësisë dhe qeverisë aktuale, duke theksuar se vendimi për të mbrojtur të korruptuarit nga drejtësia është një moment historik që kërkon reagim nga qytetarët:

"Duhet që qytetarët shqiptarë të vendosin nëse kemi të bëjmë me një grusht shteti nga ana e drejtësisë, siç thotë Edi Rama, apo kemi të bëjmë me një drejtësi të vërtetë. Dhe këtë vendim mund ta marrin vetëm qytetarët shqiptarë."

Shehaj përfundoi duke nënvizuar rëndësinë e përgatitjes për zgjedhje të parakohshme:

"Duhet të bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme. Ky është një moment historik për Shqipërinë. Më në fund ka drejtësi dhe të korruptuarit po dalin para drejtësisë; duhet që me votën tonë t'u tregojmë vendin."

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme