Politika 11 September 2025, 21:01 Nga VNA

Agron Shehaj bën llogaritë si fitohet Tirana por harron se formula është në dorë të Berishës

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj bën llogaritë si fitohet Tirana por harron se formula

Zgjedhjet e reja për bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj i sheh si një shans për të mundur Ramën. Pas pushimeve të gjata verore, deputeti i partisë Mundësia ka bërë llogari me laps e letër se si opozita mund të fitojë zgjedhjet për Tiranën.

“Sot ne kemi Partinë Socialiste që në zgjedhjet e fundit në Bashkinë e Tiranës ka marrë rreth 49% të votave. Ka pothuajse shumicën. Partia Demokratike në opozitë ka rreth 32% të votave. Pas PD-së jemi ne, Mundësia me rreth 6% të votave. Dhe pastaj me radhë 3%, 3%, e kështu me radhë.

Tani, nëse PD vendos të kandidojë një anëtar të PD-së, një përfaqësues të PD-së, diferenca dhe shanset që PD-ja të fitojë janë 49% me 32%. Është pothuajse e pamundur! E vetmja mundësi që ka opozita është që e gjithë opozita të gjejë një emër që i bashkon. Një emër të jashtëm. Jo një anëtar të PD-së. Jo një anëtar të Partisë Mundësia apo të partive të tjera. Por një emër që gëzon respektin e shoqërisë, që është i papërfolur, që është i papërlyer, që ka treguar në jetë që ka bërë diçka. Dhe vetëm me një kandidat të tillë, me një kandidat të shkëlqyer, ne mund të fitojmë kundër Partisë Socialiste.” – u shpreh Shehaj.

Por kaq vite në parlament dhe në politikë nuk e kanë ndihmuar Agron Shehajn të kuptojë se politika (sidomos në Shqipëri) nuk është matematikë, por është pazar që ndryshe në publik thuhet “marrëveshje”. PD dhe opozita janë sot në ditën më të keqe, jo se s’kanë makina llogaritëse për të bërë hesap se sa vota duhen dhe si mund të maksimizohen votat. E vërteta është se pazaret politike dhe komoditeti i të qenurit në opozitë janë faktorët që e mbajnë peng rrotacionin.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme