Politika 24 November 2025, 16:15 Nga VNA

Agron Gjekmarkaj shkon në Hungari të tregojë “sarkazmat” e opozitës

Ndaje në Whatsapp

Agron Gjekmarkaj shkon në Hungari të tregojë

Agron Gjekmarkaj, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Kuvendit, ka zhvilluar një vizitë në Hungari, ku është takuar me homologun hungarez, István Jakab, një prej figurave kryesore të partisë Fidesz të Kryeministrit Viktor Orbán.

Në njoftimin e takimit, Gjekmarkaj shprehet se, ndër të tjera, ka ngritur shqetësimet mbi situatën politike në vend, procesin zgjedhor të 11 majit dhe arrestimin e drejtuesve të opozitës, duke e cilësuar momentin si një provë të rëndësishme për demokracinë shqiptare.

“Informova gjithashtu z. Jakab mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, përfshirë deformimet e konstatuara në zgjedhjet e 11 majit, si dhe arrestimin e liderit të opozitës, z. Sali Berisha, dhe drejtuesve të tjerë opozitarë gjatë procesit zgjedhor, veprime që i sollën avantazh të padrejtë palës kundërshtare”, tha Gjekmarkaj.

Ndonëse takimi që ka zhvilluar deputeti i PD nuk ka ndonjë peshë, duhet theksuar se problemet i ka ngritur tek një përfaqësues i partisë së Viktor Orbán, ku ky i fundit njihet për miqësinë që ka me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa shqetësimi për arrestimet e liderëve të opozitës dhe për zgjedhjet është hipokrizia e radhës që “eksporton” opozita tashmë përmes Gjekmarkajt. Kjo për faktin se, kur hetimet e SPAK shkojnë në derën e tyre, quhen goditje ndaj opozitës, ndërsa kur shkojnë në derën e mazhorancës, quhen goditje ndaj korrupsionit dhe narkoqeverisë.

Sa i përket zgjedhjeve, nga pamundësia për të frymëzuar shqiptarët që t’i votojnë me figurat e konsumuara brenda partisë dhe humbjeve të njëpasnjëshme, PD ka filluar të bojkotojë zgjedhjet me pretekstin se mbështesin “kandidatë të pavarur” që nuk i njeh askush.

Prandaj, më realist do ishte Gjekmarkaj t’i tregonte homologut hungarez ndonjë sarkazëm nga ato që shkruan pas çdo seance parlamentare, sesa të fabrikonte deklaratat e përditshme të Berishës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme