Politika 1 March 2026, 10:40 Nga VNA

Agjentë të infiltruar apo simbol i komunizmit? Dy versione të PD për sulmin ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës

Ndaje në Whatsapp
Agjentë të infiltruar apo simbol i komunizmit? Dy versione të PD

Deklaratat e mbrëmshme të drejtuesve të Partisë Demokratike kanë nxjerrë në pah dy versione të ndryshme mbi arsyet e sulmit me molotov ndaj ish-vilës së Enver Hoxha.

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se protestuesit u “mashtruan” nga agjentë të infiltruar të policisë kriminale, të cilët – sipas tij – përhapën lajmin se në atë banesë jetonte kryeministri Edi Rama. “E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave”, u shpreh Berisha, duke shtuar se Rama banon në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dha një tjetër arsyetim. Ai deklaroi se godina shërben si vend ku, sipas tij, Rama “mbyll pazaret me krimin” dhe njëkohësisht është simbol i diktaturës. Bardhi e cilësoi reagimin si “revoltë të qytetarëve” ndaj rikthimit të “nuancave të atij regjimi” 35 vite pas rënies së tij.

Dy qëndrimet lënë hapësirë për interpretim: nëse sulmi ndodhi si pasojë e një dezinformimi nga “agjentë të infiltruar”, apo si një akt i ndërgjegjshëm kundër një simboli të komunizmit dhe, sipas PD, kundër vetë kryeministrit.

Ish-vila e diktatorit ka qëndruar në këmbë për më shumë se tre dekada në mes të Tiranës. Pyetja që shtrohet është pse simboli u kujtua pikërisht tani – dhe cili është motivi real që qëndron pas asaj që ndodhi.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme