Politika 30 April 2026, 09:39 Nga VNA

Afati mbaron në mesditë: kush guxon të hyjë dhe a është vërtetë garë kjo përballë Berishës

Ndaje në Whatsapp
Afati mbaron në mesditë: kush guxon të hyjë dhe a

Partia Demokratike hyn sot në orët vendimtare të një gare që shumëkush e sheh më shumë si një formalitet sesa si një përballje të vërtetë politike. Në orën 12:00 mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të PD-së, duke i lënë aspirantëve një dritare kohore që mezi arrin një ditë.

Në letër, gara duhet të prodhojë emrat që do të sfidojnë kryetarin aktual, Sali Berisha, në zgjedhjet e 23 majit. Në praktikë, pyetja mbetet nëse do të ketë realisht një sfidë apo vetëm një listë emrash për t’i dhënë procesit pamjen e një gare.

Rregullat e shpallura nga partia kërkojnë që kandidatët të kenë të paktën 10 vite angazhim në strukturat e PD-së, integritet të figurës dhe eksperiencë drejtuese në nivel politik apo organizativ. Një nga pikat që ka nxitur debat është ndalimi i kandidimit për persona të dënuar me vendim të formës së prerë, çka vendos në diskutim kandidimin e ish-deputetit Ervin Salianji, i dënuar me një vit burg për “kallëzim të rremë”.

Megjithatë, vetë Salianji ka paralajmëruar se do të depozitojë kandidaturën, duke e cilësuar procesin një “farsë”, por duke theksuar se do të vijojë përpjekjen për të reformuar dhe demokratizuar partinë.

Deri tani në qarkullim janë përmendur disa emra për garën: Sali Berisha, aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ish-deputeti Ervin Salianji dhe aktivistja Alesia Balliu, e cila ka konfirmuar publikisht kandidimin.

Pas mbylljes së afatit sot në mesditë, pritet të bëhet e qartë nëse gara do të jetë një përballje reale apo thjesht një procedurë me kandidatë simbolikë përballë kryetarit aktual.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme