Politika 10 December 2025, 18:45 Nga VNA

Adriatik Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë. Kërkon qeveri teknike 12 muaj dhe zgjedhje të lira

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë. Kërkon qeveri

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, vijon të qëndrojë përballë Kryeministrisë, ku në protestën pa ndalim i janë bashkuar edhe persona të tjerë. Lapaj ka qartësuar një nga kërkesat kryesore të tij, duke theksuar se proteston si qytetar i lirë, pa logo partiake, dhe se fton si të majtët ashtu edhe të djathtët për t’iu bashkuar.

Protesta ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike, e cila më pas do të përgatisë vendin drejt zgjedhjeve të lira. Lapaj tha se, nëse ky qëllim nuk realizohet, ai do të qëndrojë në shesh për aq kohë sa limitet biologjike do ta lejojnë.

“Është një protestë që nuk e ka logon e lëvizjes, sepse nuk duam që askush të kufizohet në reagimin e vet se mund të ketë bindje të tjera. Edhe ata socialistë që duan të protestojnë, kushdo që mendon se ky sistem e ka futur Shqipërinë në një rreth vicioz, duhet të reagojë”, u shpreh Lapaj.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme