Politika 21 December 2025, 13:19 Nga VNA

Adriatik Lapaj: Protesta para Kryeministrisë kishte leje, por shteti vepron si “organizatë bandite”

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj: Protesta para Kryeministrisë kishte leje, por shteti vepron

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vazhduar sot protestën para Kryeministrisë, duke u shprehur i shqetësuar për veprimet e Policisë së Shtetit.

Lapaj publikoi në Facebook një shkresë që, sipas tij, dëshmon se protesta kishte marrë leje nga autoritetet. Ai akuzon shtetin se po “merr peng” foninë e protestës dhe i ndalon punonjësit të mbështesin veprimet e lëvizjes.

“Policia i heq bukën e gojës atij që punon dhe mban familjen, vetëm e vetëm për të mos lejuar njeri të na mbështesë me zë”, shkruan Lapaj.

Gjatë protestës, qytetarë të tjerë iu bashkuan duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë.Kreu i Lëvizjes akuzon qeverinë për korrupsion dhe për vjedhjen e parave të shqiptarëve.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme