Politika 6 October 2025, 08:39 Nga VNA

Adriatik Lapaj i bashkohet PD-së zyrtare në mbështetje të Florjan Binajt për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj i bashkohet PD-së zyrtare në mbështetje të

Partia “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj ka vendosur të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar bashkie në Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Lapaj theksoi se vendimi është marrë në përputhje me qëndrimin e shpallur më herët për të mbështetur një kandidat të pavarur, duke shtuar se “ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë”.

Në këtë mënyrë, Lapaj i bashkohet faktikisht linjës së Partisë Demokratike, e cila deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar për kandidaturat në Tiranë, por në mënyrë të heshtur nuk ka kundërshtuar publikisht Binajn. Ai mbetet i vetmi kandidat që nuk është sulmuar në rrjetet sociale nga militantët e PD-së dhe i vetmi për të cilin mediat pranë Sali Berishës kanë publikuar lajme me ton neutral apo pozitiv.

Vendimi i “Shqipëria Bëhet” shihet si një sinjal afrimi me opozitën tradicionale, ndërkohë që gara për Tiranën po hyn në një fazë të re, ku kandidatët e pavarur po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje publike.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme