Politika 27 August 2025, 13:24 Nga VNA

Adriatik Lapaj: "Edhe mundet, edhe mundet jo"/Tirana ende pa kryebashkiak, aleati i vetëm në sherr

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj: "Edhe mundet, edhe mundet jo"/Tirana ende pa

Adriatik Lapaj nuk ka ende një përgjigje definitive për kandidimin e tij për kryebashkiak të Tiranës: “Edhe mundet, edhe mundet jo, ngelet për t’u parë”, tha ai për A2 CNN, duke e lënë mister qytetarëve.

Megjithatë, Lapaj premton angazhim maksimal: partia e tij do të punojë ditë për ditë për të performuar sa më mirë në zgjedhjet lokale, të mbledhë firma dhe të rrisë ndërgjegjësimin, duke e mbajtur procesin “në rrugën e duhur”. Por ironia është e qartë: i vetmi aleat i tij, Endri Shabani i “Nisma Thurje”, i ka dalë problematik dhe bashkëpunimi i parë përfundoi me sherr të madh.

Lapaj nuk e mbyll derën e koalicioneve: “Ne do të ecim drejt përpara, vetëm siç jemi. A mund të bëjmë marrëveshje me parti të tjera? Po patjetër. Se fakti që dështon njëherë në dashuri, nuk do të thotë se nuk do të dashurohesh më në jetë”. Por duket se, për momentin, bashkimi i tij i vetëm politik ka qenë më shumë burim sherri sesa i suksesit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme