Politika 14 August 2025, 16:45 Nga VNA

Adriatik Lapaj dhe bidonët e ujit: Kur “përpjekjet” për të fikur zjarrin bëhen virale

Ndaje në Whatsapp

Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u shfaq një ditë më parë në Delvinë ku ndihmoi për shuarjen e zjarreve me mjete rrethanore. Por për videon që publikoi vetë ai, duke fikur zjarrin me një shishe uji, në rrjetet sociale mori ndër të tjera dhe kritika e komente negative.

Lapaj ka reaguar sot lidhur me këto komente negative, duke thënë se lexoi më shumë mllef për faktin se përdorte bidonat e ujit për shuarjen e flakëve, se sa për zjarrvënësit e arrestuar.

Për të bindur qytetarët se e ka seriozisht betejën me zjarrin, zoti Lapaj postoi dhe një video nga Turqia ku duken qytetarë që luftojnë me flakët duke zbrazur bidona me ujë. Tani që zjarri fiket me ujë kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar, por që një zjarr të përmasave të mëdha të përpiqesh ta shuash me një bidon ujë dhe me kamera ndezur duket pak si mision i pamundur. Ose duhet gjetur diçka më efikase, ose të paktën përpjekjet qesharake mirë është mos të filmohen dhe të postohen si serioze, se virusi i propagandës ka hedhur kaq shumë rrënjë në këtë vend, sa rreziku që të prekesh prej saj është prezent në çdo moment.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme