Politika 15 October 2025, 20:26 Nga VNA

A po akuzon Begaj Gjykatën Kushtetuese si të kapur nga Veliaj? Një shpjegim mbi dokumentin e Presidendit të Republikës

Ndaje në Whatsapp
A po akuzon Begaj Gjykatën Kushtetuese si të kapur nga Veliaj?


Një material i përgatitur nga Presidenca për procesin e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetuese është bërë publik në media. Dokumenti përmbledh argumentet e ekipit ligjor të Presidentit Bajram Begaj dhe kundërshton mënyrën si Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin për zgjedhjet në Tiranë.

Sipas Presidencës, Gjykata Kushtetuese nuk kishte pse të mbështetej te neni 115 i Kushtetutës, që flet për shkarkime për “shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve”. Ky nen, thuhet në material, nuk ka lidhje me rastin e Erion Veliajt, pasi ai nuk u shkarkua për shkelje, por për mungesë në detyrë më shumë se tre muaj, siç parashikohet në nenin 62 të ligjit për pushtetin vendor.

Ekspertët e Presidencës theksojnë se të gjitha vendimet — nga Këshilli Bashkiak, Këshilli i Ministrave dhe deri te Presidenti — janë bazuar te ky nen (62, shkronja “ç”) dhe jo te neni 115 i Kushtetutës. Ata pyesin se nga e gjeti Gjykata Kushtetuese nenin 115 për ta përdorur si bazë për pezullimin e zgjedhjeve.

Sipas Presidencës, duke pezulluar dekretin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë në kompetencat e Kreut të Shtetit dhe e ka penguar atë të ushtrojë detyrën. Dekreti i shpalljes së zgjedhjeve, thuhet në dokument, është një akt administrativ, dhe gjykata nuk ka të drejtë ta pezullojë.

Presidenca shton se nëse gjykata donte të pezullonte diçka, duhet të kishte pezulluar vendimin e Këshillit të Ministrave që shkarkoi Veliajn, e jo dekretin e Presidentit.
Sipas këtij arsyetimi, Gjykata Kushtetuese ka vepruar pa kompetencë dhe ka krijuar një situatë ku Presidenti del i detyruar të anulojë dekretin e vet, pasi nuk mund të zhvillohen zgjedhje aty ku nuk ekziston vakancë.

Në përfundim, materialet e Presidencës krijojnë idenë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka qenë i paanshëm dhe se kjo gjykatë ka ndikuar drejtpërdrejt në procesin politik që lidhet me fatin e zgjedhjeve në Tiranë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme