Politika 8 March 2026, 10:24 Nga VNA

A kërcënohet Shqipëria nga konfliktet në Lindjen e Mesme? Rama ironizon opozitën: Të keqen e kemi brenda

Ndaje në Whatsapp
A kërcënohet Shqipëria nga konfliktet në Lindjen e Mesme?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Shqipëria nuk është e kërcënuar nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa ironizoi opozitën për përhapjen e spekulimeve mbi një sulm të mundshëm ndaj vendit. Në podcastin e tij të përjavshëm “Flasim” në Facebook, Rama theksoi se problemi më i madh sipas tij është dezinformimi i prodhuar brenda vendit.

"Të keqen më të madhe ne e kemi brenda, burimin e dezinformimit, të gënjeshtrave dhe lajmeve të fabrikuara,” u shpreh ai.

Kryeministri tha se Shqipëria, si vend anëtar i NATO, gëzon mbrojtje nga aleanca dhe nuk është e ekspozuar ndaj sulmeve të mundshme.

“Ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të aleancës,” deklaroi Rama.

Ai përmendi edhe një rast të fundit në Turqia, ku sipas tij një raketë e ardhur nga Irani u neutralizua menjëherë nga forcat e NATO-s, si shembull i reagimit të shpejtë të aleancës për mbrojtjen e vendeve anëtare.

Në reagimin e tij, Rama ironizoi edhe opozitën për spekulimet mbi një sulm ndaj Shqipërisë, duke sugjeruar se disa zëra do ta shihnin këtë si mundësi për përfitim politik.

“Është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk do ta kishte problem nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën se do të përmbyset i ashtuquajturi ‘regjimi i Edi Ramës’,” tha ai.

Rama shtoi se situata në Lindjen e Mesme mbetet e ndërlikuar, ndërsa theksoi se institucionet shqiptare po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe janë në kontakt me përfaqësitë diplomatike për sigurinë e qytetarëve shqiptarë në rajon.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme