Politika 30 December 2025, 12:03 Nga VNA

A ka më të paprekshëm nga drejtësia në Shqipëri?

Ndaje në Whatsapp
A ka më të paprekshëm nga drejtësia në Shqipëri?

A ka më të paprekshëm nga drejtësia në Shqipëri? Kjo pyetje ka nevojë për një analizë të thelluar, bazuar në statistikat e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes publike përgjatë 2025. Politika ka pasur një gjuhë agresive ndaj prokurorëve të posaçëm, në veçanti ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, ndërsa shpesh në media çështjet kryesore janë relativizuar duke u përpjekur për t’i konsideruar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë si të parëndësishme. Zëra të caktuar kanë shkuar deri aty sa kanë deklaruar se “SPAK duhet të dijë limitet”. Megjithatë, dy janë dosjet hetimore që shënjuan punën e SPAK gjatë 2025, sa i përket hetimit të zyrtarëve të lartë.

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zyrën e tij të punës, më 10 shkurt të këtij viti që po lëmë pas, ishte një hap domethënës i punës së SPAK. Dhjetë muaj më vonë, Veliaj mbahet në paraburgim dhe mbi supet e tij rëndojnë 13 akuza penale, 9 prej të cilave për korrupsion.

Por teksa dosja Veliaj po mbante mbërthyer opinionin publik dhe median të ndarë pro dhe kundër, një tjetër çështje shpërtheu në tetor të 2025.

Lajmi se Belinda Balluku ishte nën hetim, e më pas do të merrej e pandehur, ishte për shumëkënd një “rrufe” në qiell të hapur. Në dy muajt që pasuan, SPAK intensifikoi hetimet ndaj zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kërkoi në gjykatë masa sigurie për të. Dy ishin masat që u caktuan ndaj Ballukut: pezullim nga ushtrimi i funksionit dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Kur masa e parë u pezullua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, SPAK nuk humbi kohë, por kërkoi leje në Kuvend për arrestimin e numrit dy të qeverisë.

Sigurisht që përgjatë 12 muajve, në dyert e SPAK dhe të GJKKO janë parë njerëz të politikës. Që nga ish-kryeministri Sali Berisha, që po gjykohet për korrupsion, te ish-presidenti Ilir Meta, që po ashtu pret të nisë betejën me drejtësinë, deri tek Ilir Beqaj, ndaj të cilit rëndon një mal me akuza.

Ministra e ish-ministra, apo zyrtarë të lartë shtetërorë, janë parë të hyjnë e të dalin nga dyert e godinës prej xhami, ku po hetohen çështje me interes të lartë publik, që nga ngjarjet e 21 janarit e deri tek aferat milionëshe të koncesioneve në shëndetësi, tenderat e rrugëve, grupi kriminal në AKSHI, inceneratori i Tiranës apo abuzimet me fondet e BE-së.

2026 pritet me gjasë të nisë furishëm me përplasjen mes palëve për çështjen Balluku. Por nëse SPAK do të vijojë të godasë në nivele të larta apo jo, mbetet për t’u parë. Por e sigurt është që Prokuroria e Posaçme do të mbetet kryefjalë edhe për vitin e ri që po troket.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme