Politika 13 Maj 2026, 08:55 Nga VNA

A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

Ndaje në Whatsapp

A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

Fushata kundër Avokatit të ri të Popullit, Endri Shabani, ka njohur një javë intensive duke marrë notat e një telenovele: letra anonime, akuza pa firmë, aludime për histori personale dhe kanale online që qarkullojnë të njëjtat “burime” brenda të pak minutash.

Por për një sy të trajnuar, telenovelat e tilla fshehin gjithmonë një histori. Pyetjet që kanë vlerë janë: pse po e sulmojnë, dhe pse pikërisht tani?

Burime për VNA nga brenda institucionit të Avokatit të Popullit shpjegojnë se strumbullari i kësaj fushate është një zakon i vjetër i Shabanit, për t’i çuar çështjet në SPAK.

Shabani, i cili e nisi karrierën publike duke kallëzuar ministrat në SPAK, duket se ka sjellë këtë logjikë edhe në shtëpinë e tij. Me t’u ulur në karrigen e Avokatit të Popullit, filloi të kontrollojë menaxhimin e fondeve, dhe thirri Kontrollin e Lartë të Shtetit për të hetuar me themel.

Kjo gjë me sa duket nuk u pëlqeu njerëzve të afërt të ish-Avokates Erinda Ballanca. Sapo KLSH zbriti në institucion, disa prej tyre u “ndjenë pa qejf” dhe filluan të merrnin raporte mjekësore, ndërsa të tjerë dhanë dorëheqjen “për arsye familjare.”

Në zemër të hetimit që ka nisur duket se është Fatbardh Zenelaj, Sekretari i Përgjithshëm, i cili njihet si njeriu më i afërt i Erinda Ballancës. Ndaj tij Shabani ka ngritur komision disiplinor për dyshimet se ka abuzuar me tonelatat e naftës dhe me asetet e institucionit.

Rasti më flagrant duket se janë disa makina të institucionit mbi të cilat ka mbirë bar prej gjashtë vitesh (foto), por që, çuditërisht, gjatë mandatit të Ballancës figuronin se gjesdisnin nëpër Shqipëri, duke konsumuar mijëra litra naftë dhe duke paguar miliona lekë për riparime fiktive.

Një çështje tjetër lidhet me një tender mijëra-eurosh për kompjuterë, i bërë në nxitim e sipër, si amanet i fundit, teksa Ballanca po linte mandatin. Tenderi, në të cilin janë përfshirë njerëz të afërt të saj, është hetuar nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe është gjetur me shkelje, pasi krijonte kushte për shkeljen e barazisë në tendera.

Me sa duket, Shabani, i shqetësuar se po vinte dita që dikush mund t’i hante dardha pas shpine, i ka paraprirë situatës, duke thirrur KLSH-në dhe duke ngritur komisionin disiplinor për të hetuar abuzimet, të cilat, sipas burimeve, do të përfundojnë në prokurori.

Pikërisht kjo frikë nga përballja me ligjin duket se i ka shtyrë këta zyrtarë të mbulojnë gjurmët e tyre me letra anonime, fletë-rrufe dhe trakte moraliste të hedhura nëpër rrjete sociale. Me shpresën se nën këtë presion Shabani do të tërhiqet dhe do të bëjë një sy qorr për atë që është bërë me paratë e shqiptarëve.

Telenovelat kanë seritë e tyre. Por pyetja që ngritëm në fillim ka një shpjegim të vetëm, një skenar i përsëritur, sa herë që dikush ka guximin të bëjë gjënë e duhur.

Sepse në fund të fundit, ky është shteti që kemi ndërtuar. Nuk guxon dot dikush ta pastrojë moçalin pa u bërë edhe vetë me baltë.

Shihni fotot e makinave për të cilat priteshin faturat milionëshe çdo vit për karburant dhe mirëmbajtje. 

A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

Lexo gjithashtu

Video

Kur ruhesh nga Saliu por ta zë karrigen Feriti.

Kur të fut në sherr doktori..

Po sepse Belinda i ka shërbyer palloshit ndërsa Elisa pallës

Personat që shihni në këto video janë Denis Shkalla dhe Martin Dado (Pecaj), pasi vjedhin një banesë në Tiranë. Të dy u arrestuan në kuadër të aksionit “Rruga e Veriut” që u finalizua nga forcat e komisariatit nr.3 në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 08.05.2026, kanë vjedhur banesën e shtetasit R.Vi, nw Laprakë, duke marrë shumën prej 28.000 eurosh dhe bizhuteri floriri me vlerë të konsiderueshme. Ndaj tyre rwndon vepra penale “Vjedhja me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme