Politika 12 September 2025, 12:26 Nga VNA

A e ka PD kundërshtarin e Manastirliut? Këlliçi zbulon dy emrat e mundshëm

Ndaje në Whatsapp
A e ka PD kundërshtarin e Manastirliut? Këlliçi zbulon dy emrat

Kryeministri Edi Rama shpalli zyrtarisht gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës.

“Po PD, a ka gati kandidatin e saj për bashkinë më të madhe në vend?” – kjo ishte pyetja që moderatorja Pranvera Borakaj i drejtua nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat, Belind Këlliç, gjatë emisionit QUO VADIS.

 

I ftuar në studio, Këlliçi tha se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku janë dy emra potencial që mund të sjellin fitoren e opozitës në Tiranë, megjithatë duhen bërë konsulta me bazën dhe me aleatët më parë.

Borakaj: Keni ju në figurë sot?

Këlliçi: Po patjetër që po janë disa.

Borakaj: Cilët?

Këlliçi: Është Ilir Alimehmeti, i cilli ka qenë kandidat edhe përballë meje brenda partisë.

Bregu: Mesa di unë Alimehmeti nuk e ka më ambicie.

Këlliçi: Kjo do të jetë pjesë e strukturave.

Borakaj: Je me teorinë e Agron Shehajt?

Këlliçi: Jam me gjysmëteorinë e Agron Shehajt. Do të duhet një figurë politike e dakordësuar.

Myslimaj: PD e ka të vështirë t’i bëjë bashkë partitë e vogla.


Këlliçi: Ne flasim për parti që kanë në sfond partitë e vogla që duan rrëzimin e Ramës. Unë mendoj se zoti Alimehmeti ka staturën për të dhënë më të mirën. Zonja Jorida Tabaku po ashtu.

Borakaj: Ju kë medoni se ju përfaqëson më mirë?

Këlliçi: Nuk e them dot unë personalisht. Por po them nëse vjen çështja te emrat, ka emra sa të duash që kanë mundësinë për të mundur Ogerta Manastirliun.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme