Politika 24 March 2026, 15:13 Nga VNA

A do të shkelë PD mbi "sytë e skuqur" të Sali Berishës nesër për t'u ulur në tryezë me Edi Ramën për hartën e re?

Ndaje në Whatsapp

A do të shkelë PD mbi "sytë e skuqur" të Sali

Ndërsa muret e godinës së Kryesisë së Kuvendit ende mbajnë  erë të gazit losjellës të protestës së të dielës, dita e nesërme pritet të jetë një provë për moralin dhe strategjinë politike të Partisë Demokratike.

Në orën 13:00, në sallën e grupeve parlamentare, është thirrur mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Në rend dite është  miratimi i kalendarit për konsultimet në terren. Por pyetja që djeg më shumë se gazi lotsjellës nuk është te "datat e takimeve", por te prania e opozitës.

Komisioni funksionon vetëm kur merr pjesë edhe opozita, dhe dy bashkëkryetarët, Arbian Mazniku dhe Luçiano Boçi.

Vetëm dy ditë më parë, në festën e Sulltan Novruzit, pamjet e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha, me sytë e irrituar nga sprajti i policisë, u shndërruan në simbolin e ri të betejës opozitare. Për shumë militantë, ulja në tryezë me përfaqësuesit e Edi Ramës vetëm 48 orë pas atij incidenti, duket si një "tradhti" ndaj sakrificës së tyre që ftohen në shesh për të rrëzuar qeverinë dhe pastaj ulen sërish me të në tryezë sikur asgjë të mos kish ndodhur.

grupit parlamentar sugjerojnë se bojkotimi i Reformës Territoriale do t'i linte duart e lira mazhorancës për të vizatuar një hartë që i favorizon elektoralisht në zgjedhjet e ardhshme.

në orën 13:00, kjo do të interpretohet si një lëvizje pragmatiste ku interesi për "ndarjen e re të tepsisë" administrative peshon më shumë se betejat e demokratëve. Mbetet për t'u parë nëse demokratët do të zgjedhin të mbrojnë "sytë e Berishës" apo do të tentojnë të shpëtojnë atë që ka mbetur nga ndikimi i tyre në hartën e Shqipërisë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme