Politika 23 September 2025, 10:50 Nga VNA

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ilir Alimehmeti jep përgjigjen e papritur

Ndaje në Whatsapp
A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ilir Alimehmeti jep

Ilir Alimehmeti ka folur në Euronews Albania mbi mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Tiranës, duke lënë të kuptohet se nuk është ky fokusi i tij kryesor.

“Jemi akoma të fokusuar te shkarkimi i Erion Veliajt. Ka një farë vonese nga Partia Demokratike. Ishte e qartë që do vinte kjo ditë. Kemi dy krahë pune: një për të demontuar Veliajn me shkresa, çuarje para drejtësisë, protesta para bashkisë dhe qëndresë në këshill. Aspekti tjetër është për të shkuar drejt konkurrimit me kë do vinte PS-ja,” – u shpreh Alimehmeti.

Ai theksoi se nuk synon “projekte afatshkurtra dhe të momentit”, duke shtuar se do të mbështesë kandidatin që do të vendosë PD.

“Jam lojtar grupi. Jam për një platformë që mund të zbatohet, që do kohën e vet dhe besoj në projekte politike afatgjata. Në momente kur nuk mund të shkoj me grup dhe platformë, unë jam kryetar i këshilltarëve në Bashkinë Tiranë dhe do të vazhdoj punën aty. Do mbështes kandidatin e PD, kushdo që të jetë,” – tha Alimehmeti.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme