Politika 11 December 2025, 08:08 Nga VNA

A do jetë Klodian Braho kreu i ri i Spak?

Ndaje në Whatsapp
A do jetë Klodian Braho kreu i ri i Spak?

Klodian Braho pritet të jetë kreu i ri i SPAK. Duhet pranuar që të katër kandidaturat, që do kalojnë sot më shumë në filtrin e ndërkombëtarëve se në atë të KLP-së, tashmë e kanë të preferuarin e tyre. Braho e ka marrë kryesisht “bekimin” e amerikanëve, jo për faktin se bën diferencë profesionale apo për arsye të tjera me tre kolegët e tjerë.

Ndryshe nga tre vite më parë, kur Yuri Kim iu desh të merrte frenat në dorë për shkak të ekuilibrave politike të kandidatëve për të drejtuar SPAK, këtë herë duket se kriteri është ai krahinor dhe ndoshta pak ai gjinor. Ndërsa SHBA kanë qenë të dyzuar mes Klodian Brahos dhe Adnan Xholit, duket se ky i fundit ka “humbur terren” për shkak të origjinës nga Dibra. Jo rrallëherë segmente të qeverisë kanë artikuluar “çeta e Dibrës”, duke iu referuar zonës nga vijnë Altin Dumani, Adnan Xholi dhe ish-ministra të Edi Ramës.

Ndërkohë, përfaqësues të BE-së kanë këmbëngulur në zgjedhjet e tyre për kreun e SPAK që të jetë një grua, në këtë rast Doloreza Musabelliu. Një prokurore me integritet dhe e zonja, por mesa duket shanset më të mëdha këtë herë i ka Klodian Braho.

Procesi pritet të nisë këtë të enjte në orën 9 të mëngjesit, ndërsa interesi është i madh. Në sallën ku do të zhvillohen intervistat me kandidatët nuk ka vend për media, pasi do të ketë përfaqësues të trupit diplomatik. Katër kandidatët për kreun e SPAK janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj, të cilët kanë dorëzuar zyrtarisht kandidimin e tyre për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme