Politika 11 September 2025, 21:39 Nga VNA

A do garojë për Tiranën? Alimehmeti: Vendimi do merret nga forumet

Ndaje në Whatsapp
A do garojë për Tiranën? Alimehmeti: Vendimi do merret nga

Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri i njohur. I ftuar në “Off the Record” me gazetarin Andrea Dangllin, Alimehmeti u shpreh se nuk priste asnjë risi nga kabineti i ri, pasi mandatet e mëparshmë të Ramës kanë treguar se i komandon ai të gjitha. Më tej, Alimehmeti foli dhe për zgjedhjet që pritet të mbahen për bashkinë e Tiranës dhe mundësinë që ai të jetë kandidati i opozitës përballë Ogerta Manastirliut të shpallur sot nga kryeministri në Asamblenë e Përgjithshme të PS.

“Pak rëndësi ka kush emër është ministër, Rama i komandon të gjitha. Pastaj janë dhe zëvendësit. Edhe me ligjin e ri, firmat e vejnë drejtorët. Pamë dhe reagimet që askush nuk dinte asgjë. Vota politike ka rënë. Gjysma e ministrave duhet ta dinin ku ishin. Ky është një format bëje mirë bëje vetë. Kemi një situatë kur kryeministri e la Tiranën në ilegjitimet dhe nuk e shkarkoi një kryetar bashkie që u fut në burg, kështu e ka ligji.

Ai i dha urdhër këshillit bashkiak që të nisë procedurat. Ligjin duhet ta interpretojë gjykata. Këshilli Bashkiak propozon, nuk e bëri sepse priste ok e Ramës. Çfarë i ndryshoi Ramës sot që e shkarkoi, ndryshoi ndonjë akuzë, jo. Erdhi ndokush nga jashtë? Do flasim dhe ne brenda për brenda. Do kemi dhe ne forumet tona ku do të diskutojmë. Unë nuk flas asgjë përpara se të diskutoj në shtëpi. Besoj se dhe Berisha është me këtë qëndrim që në fillim diskutohet në shtëpi. Unë nuk punoj për lajme," tha Alimehmeti.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme