Politika 9 February 2026, 20:23 Nga VNA

45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/Rama kujtohet dhe reagon pas komenteve

Ndaje në Whatsapp
45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/Rama kujtohet dhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pretencës së Prokurorisë së Hagës, e cila kërkoi dënimin me 45 vite burg për katër ish-krerë të UÇK-së. Në një reagim emocional, Rama shprehet se është pyetur nga miq nga Prishtina përse nuk është shprehur më herët publikisht për mikun e tij, por thekson se mungesa e reagimit nuk vjen nga indiferenca.

“Sinqerisht, nuk po shprehem dot,” shprehet Rama, duke theksuar se ende po përpiqet të kuptojë logjikën mbi të cilën Prokuroria ka ndërtuar këtë kërkesë të rëndë dënimi. Sipas tij, bëhet fjalë për një vendim që ai e përjeton si “një varrosje për së gjalli” të katër burrave.

Kryeministri nënvizon se, ndryshe nga herët e tjera, fjalët nuk po i vijnë në ndihmë për të shprehur indinjatën dhe tronditjen që ndjen, duke kërkuar kohë për ta përballuar atë që e cilëson si një padrejtësi të rëndë të prodhuar “në zemër të Europës demokratike”.

Reagimi i Ramës vjen pas pretencës së Hagës, ndërsa vijon të shkaktojë reagime të forta në opinionin publik shqiptar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme