Politika 22 March 2026, 21:05 Nga VNA

34 vjet pas fitores së parë të PD: Berisha sërish në krye të protestës pa fjalim në shesh, me maskë kundërgaz dhe fundin e qeverisë të shpallur nga selia

Ndaje në Whatsapp
34 vjet pas fitores së parë të PD: Berisha sërish në

Protesta e gjashtë kombëtare e opozitës u zhvillua në ditën kur, 34 vjet më parë, PD fitoi zgjedhjet pluraliste për herë të parë. Si atë ditë të marsit 1992, edhe sot në krye të mitingut ishte Sali Berisha. Vetëm se këtë herë ai nuk foli para mbështetësve dhe, në vend të fjalës, vendoste herë pas here maskën kundërgaz për t’u mbrojtur nga reagimi i policisë.

Thuajse me të njëjtin skenar si protestat pararendëse, edhe kjo e sotmja u shoqërua me hedhje fishekzjarresh dhe molotovësh, duke mos kursyer edhe Ministrinë e Brendshme. Në koreografinë e protestës ishte shtuar sot flamuri gjerman, krahas atij të PD dhe të BE. Me gjasë një shenjë se kur një zyrtar i Gjermanisë kalon pragun e PD, kjo e fundit i shton gjerdanit të saj të mbështetjes edhe flamurin e shtetit përkatës.

Ndërkaq, duke vijuar ecjen në bulevard, gardhi policor mbrojti fort selinë e PS, e cila i shpëtoi zemërimit të protestuesve që arritën të djegin një makinë policie. Protestuesit vijuan nga selia e PS drejt Drejtorisë së Policisë dhe më tej itinerari vijoi nga sheshi Wilson tek RTSH, atje ku policia kishte vendosur një kordon mbrojtjeje në daljen e rrugës drejt urës.

Pranë godinës së AKSHI-t, protestuesit dhe policia u përplasën sërish mes bombave molotov dhe gazit lotsjellës. Përpjekja për të sulmuar Parlamentin rezultoi e dështuar, përveç përplasjeve fizike mes disa deputetëve të PD dhe policisë.

Protesta përfundoi me një fjalim të Sali Berishës në selinë e PD, ku u shpall, si gjithmonë, fundi i qeverisë Rama.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme