Politika 11 February 2026, 08:41 Nga VNA

21 të lënduar pas përplasjeve, Ministria e Shëndetësisë: shumica policë, 3 të shtruar në spital

Ndaje në Whatsapp
21 të lënduar pas përplasjeve, Ministria e

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se gjatë orëve të mbrëmjes 21 persona u paraqitën për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas incidenteve të regjistruara në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, mes të lënduarve ishin 19 efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë Demokratike dhe një qytetar.

Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës u paraqitën 10 policë, deputeti i identifikuar me inicialet B.N, si dhe një qytetar. Të gjithë morën ndihmën mjekësore sipas protokolleve, në prani të një ekipi multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë policie u larguan nga spitali me rekomandimet e mjekëve, ndërsa një prej tyre u transferua në QSUT, në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Deputeti B.N gjithashtu u largua pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Në SUT vijon të trajtohet qytetari me inicialet K.K, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në QSUT u paraqitën 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie në gjymtyrë. Shtatë prej tyre morën trajtim ambulator dhe u larguan, ndërsa tre të tjerë u shtruan për trajtim të mëtejshëm për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Ministria thekson se stafi mjekësor dhe infermieror i Shërbimit të Urgjencës Polivalente dhe i Shërbimit të Djegie-Plastikës ishte në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës dhe ofrimin e kujdesit mjekësor sipas protokolleve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme