Kronika 18 December 2025, 13:29 Nga VNA

“21 janari”, ish-presidenti Ilir Metaj rrëfehet 3 orë në SPAK

Ndaje në Whatsapp

“21 janari”, ish-presidenti Ilir Metaj rrëfehet 3 orë

Ish-presidenti, Ilir Metaj, përfundoi dëshminë e tij në SPAK lidhur me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Ishte vetë Metaj ai që kërkoi të pyetej për demostratën e dhunshme të 15 viteve më parë ku para godinës së qeverisë u vranë 4 qytetarë, pasi pretendonte se kishte të dhëna që mund t’i shërbenin hetimit.

Ai ka dhënë shpjegime në godinën prej xhami përpara dy oficerëve të BKH-së të caktuar nga prokurori i posacëm Alfred Shehu.

Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta ka deklaruar se para demonstratës së 21 janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve. Avokati tha se këto informacion, shërbimet ia kanë vënë në dispozicion edhe kryeministrit të kohës dhe presidentit.

SPAK po heton për të zbuluar nëse ka pasur urdhër që Garda të qëllonte me 21 janar. Në ngjarje mbetën të vrarë protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda e Aleks Nika. Demostrata u organizua nga opozita e drejtuar në atë kohë nga Edi Rama, pas publikimit të një video të dyshuar korruptive ku shfaqej Ilir Meta, video e regjistruar nga ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme