Politika 28 March 2026, 09:44 Nga VNA

20 mijë vota në Elbasan pa një ditë angazhim politik. Magjia që Sara Mila nuk i jep dot shpjegim

Ndaje në Whatsapp

20 mijë vota në Elbasan pa një ditë angazhim politik. Magjia

Sara Mila është përfshirë ditët e fundit në një debat politik dhe në një spirale pikëpyetjesh për të cilat nuk ka ende asnjë përgjigje. E indinjuar nga komentet online për shkak të rënies në peshë që prej momentit kur u zgjodh deputete me 20 mijë vota preferencuale në Elbasan, Sara Mila lëshoi një varg akuzash ndaj bullizimit online për shkak të pamjes. Dhe duket se kishte të drejtë deri në momentin kur pyetja thelbësore, përtej pamjes së jashtme, i erdhi nga gazetarja Klodiana Lala: si i siguroi Sara 20 mijë vota në qarkun e Elbasanit dhe 100% të votave në burgun e Rrogozhinës?

E mësuar më së shumti me lojërat e Instagramit dhe retorikën boshe të influencereve, Sara u soll si e tillë duke u shfaqur në disa emisione dhe podkaste për t’i dhënë përgjigje pyetjes thelbësore… pa i dhënë përgjigje. Me stërhollime pa fund dhe pa u ndalur te thelbi i çështjes, Sara Mila i dredhon edhe sot e kësaj dite pyetjes që nuk vlen asnjë euro, por që i zhvlerëson deputetes së Elbasanit çdo llomotitje boshe: si i sigurove 20 mijë votat në qarkun e Elbasanit teksa nuk kishe asnjë ditë angazhim politik? Si mundet që në burgun e Rrogozhinës ke marrë 100% të votave?

Sarës ndoshta dikush duhet t’i thotë se për të marrë vota është pak më e vështirë se të marrësh “like” në rrjete sociale. Dhe, me thënë të vërtetën, Sara Mila ka marrë 20 mijë vota, ndërsa nuk merr dot as 2 mijë “like”. Vajzë me fat apo jo?

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme