Politika 12 January 2026, 18:59 Nga VNA

10 ditë para vendimit për Ballukun, e ngarkuara me punë e SHBA-së vizitë në Gjykatën Kushtetuese: Mesazh politik apo vizitë protokollare?

Ndaje në Whatsapp

10 ditë para vendimit për Ballukun, e ngarkuara me punë e

Dhjetë ditë para se Gjykata Kushtetuese të shprehet për çështjen që lidhet me Belinda Ballukun, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një vizitë në zyrën e Kryetares së sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Vizita vjen në një moment delikat politik dhe institucional, në prag të seancës së paralajmëruar për datën 22, ku pritet që Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim një nga çështjet më të ndjeshme për mazhorancën. Ndërhyrjet publike dhe shpesh flagrante të kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë proces kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi presionin politik ndaj institucioneve të drejtësisë.

Me gjasë, shqetësimi i të dërguarës amerikane në Tiranë nuk lidhet personalisht me Fiona Papajorgjin, e cila prej vetëm disa javësh mban këtë detyrë, por me klimën në të cilën Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim me peshë politike dhe juridike.

Në njoftimin zyrtar të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në rrjetin social Facebook thuhet se:

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë.”

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme