Opinion 22 January 2026, 12:57 Nga VNA

Për paradhomat ku deputetët pinë duhan e qahen për mediat/ Shpifja nuk u hoq nga Kodi Penal

Ndaje në Whatsapp
Për paradhomat ku deputetët pinë duhan e qahen për mediat/

Nga Esiona Konomi

Pijeni me qetësi cigaren në paradhomat e komisioneve, por kini kujdes inspektorët e shëndetësisë, e mos u shqetësoni aq shumë se u dekriminalizua shpifja.

Rrini të qetë, “se nuk na jepni zemër t’ju shajmë” me votën e sotme, sepse ky qëllim nuk ekziston mes gazetarëve profesionistë.

Ju nuk e hoqët shpifjen si vepër penale.

Ajo ngelet e tillë për çdo qytetar të vendit, përfshi edhe gazetarët.

Po, po, edhe për gazetarët.

Sepse ligji që miratuat ju, “fal” vetëm ata gazetarë që janë të regjistruar.

Po ku? Profesioni nuk është i vetërregulluar. Bazë ligjore nuk ka që i jep jetë ligjit që miratuat ju. Pra, përpara gjykatës jo të gjithë mund të provojnë bindshëm se janë gazetarë.

Ju e “falni” gazetarin nëse ai plotëson disa kushte:

a) kur qëllimi kryesor është informimi i publikut

b) kur ka bërë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e tyre

c) kur bën një përgënjeshtrim pasi kontaktohet nga të prekurit

Më falni, por me ç’bazë një prokuror e një gjykatë do të verifikojë që këto kritere janë plotësuar?

Thatë se jeni tërësisht në përputhje me Bashkimin Evropian. Gënjeshtër. Komisioni ka kërkuar heqjen totale, për të gjithë, të shpifjes nga Kodi Penal, pa kategori, pa kushte.

Ju rikujtoj edhe një herë, se sa herë ndiheni se jeni subjekt i shpifjeve, keni në dispozicion gjykatën civile për padi të tillë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme