Ndërtekst 4 Maj 2026, 12:31 Nga VNA

Kur je në zgrip, gjithçka shpaloset

Ndaje në Whatsapp
Kur je në zgrip, gjithçka shpaloset

Nga Linda Baleta

“Mizoria, lamia dhe ndasia nuk janë dukuri të reja, mirëpo kur rendi i vjetër që i ka institucionalizuar ato përballet me kërcënime, ata që kanë përfituar prej tyre e nxjerrin kokën t’i kapërthejnë fort privilegjet që i shijonin pa drojë”.
— Rebecca Solnit, The Beginning Comes After The End

Kush bëhesh ti kur struktura përreth teje fillon të shpërbëhet?

Bota është në ndryshim. Gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë. Zhbërja e narrativave të vjetra dhe thurja e të rejave është gjithmonë e pranishme. Pasiguria nuk është fazë, por gjendje. Pikërisht aty ku kryqëzohen këto tre drejtime ne takojmë veten dhe të tjerët. A janë përbindëshat dhe heronjtë njerëz, apo thjesht sjellje që shfaqen në çaste pasigurie?

Libri “Fundi vjen pas fillimit: Shënime për një botë në ndryshim” (The Beginning Comes After the End: Notes on a World of Change) nga Rebeka Solniti (Rebecca Solnit) qëndron në hapësirën mes asaj që po mbaron dhe asaj që ende nuk ka marrë formë. Idetë e saj qëndrojnë pezull në këtë gjendje të ndërmjetme dhe shpesh na kujtojnë sa lehtë e humbasim nga sytë përparimin që kemi arritur, pikërisht sepse kemi jetuar brenda tij. Solniti shkruan për një botë të lidhur, në lëvizje të vazhdueshme. Teksa lexoja, më rikthehej vazhdimisht mendimi se fillimet nuk vijnë rregullisht pas përfundimeve, apo në mënyrë kronologjike, por formohen në fragmente, shpesh pa u vënë re.

Në vendin e punës, këto fragmente ndryshimi shfaqen në mënyrë dramatike ose ziejnë në heshtje. Roli që dikur dukej i duhuri, fillon të të japë ndjesinë se është i largët dhe pa kuptim. Një projekt vazhdon, por diçka brenda tij nuk ndez më. Bisedat vijojnë, ndërkohë që duket sikur rrotullohen rreth diçkaje të pathënë. Një epokë përfundon, një tjetër është në formim e sipër, pa fund të qartë, pa atë çastin e qartë kur mund të thuhet: këtu nisi ta humbasë kuptimin. E megjithatë, diçka ka ndryshuar.

Ky ndryshim i lehtë mban në vetvete zgripin.

Ky lloj zgripi nuk është si derë që shihet qartë, por si hapësirë çorientimi. Mënyra e vjetër si kuptonim gjërat apo si vepronim nuk funksionon më, por e reja ende nuk është zbuluar. Tundohesh ta përjetosh ndryshimin me shpejtësi, të rikthesh rendin, të gjesh shpjegime të shpejta dhe të vazhdosh me atë që e njeh. Por, historia e ndryshimit është gjithmonë në lëvizje dhe i sfidon këto impulse. Fillimi i ri kërkon qasje tjetër. Ajo që bëhet e dukshme në këto momente zgripi nuk është vetëm ndryshimi vetë, por mënyra si njerëzit reagojnë ndaj atij.

Disa kapen më fort pas asaj që njohin, në përpjekje për ta ruajtur strukturën dhe sigurinë. Të tjerë bëjnë pas, presin që diçka më e qartë të shfaqet. Dhe disa fillojnë, pothuaj me ngurrim, të vënë në pikëpyetje atë që më parë nuk vihej në dyshim. Këto reagime mund të duken personale, sikur secili po përballet me konfuzionin e vet. Por, janë më shumë vetëm kaq.

Solniti shkruan: “Ndonjëherë, e vërteta që gjithçka është e lidhur ka një bukuri poetike. Kur problemi është ndotja, lajmi i pandashmërisë shndërrohet në makth”. Sikur ka diçka shqetësuese kur e kupton se ajo që përjetojmë si pasiguri individuale është shpesh pjesë e një dinamike më të madhe. Tensioni, heshtja, nevoja për kontroll, çastet e integritetit të heshtur apo shpërthimet e mungesës së mirësjelljes lëvizin nëpër sisteme të formuara nga modele që kanë ekzistuar shumë kohë përpara çastit të ndryshimit.

Në këtë kuptim, zgripi nuk krijon diçka të re, ai thjesht shpalos çka ka qenë e pranishme.

Është e lehtë të flitet për këto çaste duke përmendur “heronjtë” dhe “përbindëshat” në zyrë, a thua se ata i prodhon ndryshimi. Ia vlen më shumë t’i shohim heronjtë dhe përbindëshat si shfaqje e sjelljeve që janë formuar me kohë. Nën presion, disa prirje bëhen më të dukshme. Kontrolli bëhet ngurtësi. Heshtja kthehet në bashkëfajësi. Integriteti mund të thellohet në guxim dhe kureshtja të marrë formën e udhëheqjes që nuk mbështetet tek e vjetra dhe e provuara.

Kur një botë mbaron, një tjetër përpiqet të fillojë dhe shpalos çka ishte e thyer dhe sjell mundësi për ndryshim, në mënyra të papritura. Me fjalë të tjera, shpërbërja është shpallje dhe pikërisht në atë çaste momente duhet të kujtojmë se nuk jetojmë në funde të izoluara. Asgjë dhe askush nuk ekziston më vete, në asnjë aspekt, as personal, as politik, as mjedisor, e as emocional.

Vendi i punës nuk zbulon kush jemi kur gjithçka është e qëndrueshme. Ai shpalos kush bëhemi kur ngjarjet nuk kanë më kuptim. Prandaj, ajo që hasim në zgrip nuk është vetëm rezultat i ndryshimit, por është pasqyra më e kthjellët e asaj që ka hedhur rrënjë në heshtje gjatë gjithë kohës.

Lexo gjithashtu

Video

Mbështetës dhe tek burgu 313. Kështu ka ndodhur sot me Sali Berishën teksa është paraqitur ne SPAK sipas kërkesës së prokurorëve.

Një fluturim i easyJet nga Londra Gatwick drejt Antalias u devijua me urgjencë në Kosovë pas një incidenti në bord. Sipas mediave britanike, një pasagjere dyshohet se kishte konsumuar vodka dhe kishte nisur një përleshje me një tjetër udhëtar. Ajo raportohet se ka pështyrë në fytyrën e një pasagjeri gjatë konfliktit në korridorin e avionit. Për shkak të situatës, avioni u detyrua të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Policia hyri në bord dhe largoi dy pasagjerët e përfshirë në incident. Fluturimi më pas vijoi drejt Antalias me rreth tre orë vonesë.

Shakira performoi në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro para rreth 2 milionë njerëzve, në një koncert falas si pjesë e turneut të saj “Las Mujeres Ya No Lloran”. Koncerti u zhvillua të shtunën në mbrëmje dhe u kthye në një nga ngjarjet më masive muzikore në botë. Ajo interpretoi hitet e saj më të njohura si “Hips Don’t Lie”, “La Tortura” dhe “Waka Waka”. Masa e madhe e njerëzve e shndërroi plazhin në një skenë gjigante feste dhe muzikë. Ngjarja u cilësua si një nga koncertet më të mëdha në historinë e karrierës së saj dhe një event me impakt të madh për qytetin.

Një elefant i mbajtur në robëri doli jashtë kontrollit gjatë një festivali në një tempull në jug të Indisë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Sipas autoriteteve, elefanti përmbysi automjete dhe përhapi panik para se të neutralizohej me qetësues.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme