Opinion 5 September 2025, 14:14 Nga VNA

Kodi i ri Penal – një ligj për drejtësi apo një armë për pushtetin?

Ndaje në Whatsapp
Kodi i ri Penal – një ligj për drejtësi apo një

Nga Ersi Leka

Drafti i ri i Kodit Penal është prezantuar si një hap gjigant përpara, një reformë historike që do të modernizojë sistemin e drejtësisë dhe do ta sjellë Shqipërinë më afër standardeve europiane. Por, përtej retorikës zyrtare, po del qartë një pyetje e madhe: a kemi përballë një reformë për qytetarin, apo një mjet të ri për pushtetin?

Në sipërfaqe, risitë janë të dukshme. Të miturit deri në 21 vjeç trajtohen ndryshe, viktimat marrin më shumë të drejta, dhe për disa vepra parashikohen alternativa ndaj burgimit. Ka edhe kriminalizim të veprave të reja – nga krimet kibernetike te ndotja mjedisore – që pasqyrojnë sfidat e kohës. Në letër, ky është një hap përpara.

Por nën këtë sipërfaqe, drafti mbart rreziqe serioze. Kryeprokurori i Përgjithshëm e ka quajtur me të drejtë një dokument “me tendencë represive”, që shton potencialin e kriminalizimit të individit. Juristët flasin për gjuhë të paqartë, nene të mbivendosura dhe hapësira të mëdha për abuzim. Kur ligji është i paqartë, pushteti fiton. Dhe ky është thelbi i problemit.

Më alarmante janë nenet që parashikojnë burg për “tallje të udhëheqësve politikë” apo “përbuzje të simboleve shtetërore”. Këto janë reminishenca të kodeve totalitare, ku shteti nuk ndëshkon krimin, por heshtjen e kritikës. Në një vend ku korrupsioni është i përhapur dhe liria e shprehjes është shpesh e vetmja armë e qytetarëve, këto dispozita janë një thikë mbi demokracinë.

As procesi nuk ka qenë më transparent. Drafti është përgatitur pa një përfshirje të gjerë të institucioneve të drejtësisë, pa SPAK-un, pa prokuroritë, pa shoqërinë civile. Një kod penal që prek jetën e çdo qytetari po vjen nga një proces i mbyllur politik. Dhe kur procesi është i mbyllur, produkti i tij është i dyshimtë.

Kodi Penal nuk është thjesht një ligj tjetër. Ai është kushtetuta e dytë e shtetit, arma më e fortë që shteti ka në dorë ndaj qytetarëve. Nëse ky kod përdoret për të mbrojtur shoqërinë, do të jetë një hap historik drejt Europës. Por nëse përdoret për të mbrojtur pushtetin, atëherë do të kemi legjitimuar një instrument represiv që do të rëndojë mbi demokracinë shqiptare për dekada.

E ardhmja e këtij Kodi do të tregojë nëse Shqipëria është gati të ndërtojë një drejtësi europiane, apo do të vazhdojë të prodhojë ligje që shërbejnë pushtetit e jo qytetarëve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme