Opinion 31 January 2026, 11:45 Nga VNA

Seksi në udhëtime nuk dënohet, por udhëtimet për shfrytëzim seksual, po!

Ndaje në Whatsapp

Seksi në udhëtime nuk dënohet, por udhëtimet për

Nga Esiona Konomi

Meqë është e shtunë, mund të jetë e dobishme të sqaron të gjithë ata që kanë lexuar disa lajme të “bujshme” online, se po të bësh seks gjatë udhëtimeve, dënohesh me 6 vjet burg.

Seksi nuk është i ndaluar sipas Kodit tonë Penal, as me ndryshimet e fundit. Abuzimi me seksin po.

Kështu, neni i ri që i është shtuar Kodit Penal dënon udhëtimet që organizohen më qëllim shfrytëzimin seksual kundrejt pagesës dhe për llogari të të tjerëve.

Pra, nëse dikush, organizon udhëtime vajzash nga Amerika Latine, për të punuar në Shqipëri si punonjëse seksi, dënohen.

Apo nëse dikush mbledh një apo një grup vajzash nga Shqipëria, për t’i çuar në Dubai ku shfrytëzohen seksualisht nga të tjerët, edhe kjo dënohet.

Kjo vlen për individët dhe agjencitë.

Këta janë vetëm dy shembuj tipologjie.

Neni i saktë është si vijon. Lexojeni dhe shijoni jetën pa u kriminalizuar.

Neni 108/b
Organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale
Organizimi i udhëtimeve për të tjera, përkundrejt shpërblimit apo jo, me qëllim kryerjen e ndonjë prej veprave penale të parashikuara në këtë seksion ose në nenet 114, 114/a/1 dhe 117, pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet. Nëse kjo veprimtari kryhet nga personi juridik, gjykata, krahas dënimeve të tjera për të, vendos edhe mbarimin e personit juridik.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme