Opinion 14 April 2026, 18:53 Nga VNA

Fasadat që kursejnë para, por djegin pallate

Ndaje në Whatsapp
Fasadat që kursejnë para, por djegin pallate

Zjarri në pallatin e ndërtuar nga kompania ARLIS CONSTRUCTION në Rrugën 5 Maji ka rikthyer një debat të vjetër për sigurinë e ndërtimeve të reja në Tiranë. Ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në fasadë, dyshimet lidhen me materialet e përdorura gjatë ndërtimit.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë aplikimit të fasadës së ventiluar nuk është përdorur leshi i gurit – materiali standard antizjarr që përdoret për izolim – por shkumë mbushëse PU Foam. Ky material është shumë më i lirë, përdoret zakonisht për mbushje dhe është i djegshëm, pasi përbëhet nga përbërje me bazë metili dhe nënprodukte nafte.

Pikërisht kjo mund të ketë bërë që fasada të marrë flakë dhe zjarri të përhapet shumë shpejt në pjesën e jashtme të godinës.

Ngjarja ndodh në një moment kur në Tiranë po ndërtohen me ritme të larta dhjetëra pallate të reja dhe kur siguria e materialeve të përdorura në fasada është kthyer në një çështje të rëndësishme për banorët.

Zjarri i sotëm është një kujtesë e fortë se kursimi në materiale ndërtimi nuk është thjesht çështje kostoje – por edhe sigurie publike. Në një qytet që rritet çdo ditë në lartësi, cilësia e ndërtimit nuk është luks, por domosdoshmëri.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme