Sociale 5 June 2026, 12:17 Nga VNA

“Na keni lënë në dorë të kriminelëve” – familjari i efektivit të vrarë i drejtohet presidentit Begaj në homazhet në Pogradec

Ndaje në Whatsapp
“Na keni lënë në dorë të kriminelëve”

Në Pogradec janë zhvilluar sot homazhe në nder të efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë një aksioni policor.

Ceremonia është shoqëruar me momente të forta emocionale, ku familjarët e të ndjerit kanë shpërthyer në dhimbje dhe kanë kërkuar përgjegjësi për ngjarjen. Gjatë homazheve, një prej familjarëve, xhaxhai i 36-vjeçarit, i është drejtuar presidentit Bajram Begaj duke kërkuar më shumë masa dhe siguri për punonjësit e rendit dhe qytetarët, ndërsa ka shprehur shqetësimin se krimi i organizuar po vijon të marrë jetë të pafajshme.

“E latë këtë vend në dorë të krimineleve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelet. Ka patur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni te zotë, e late këtë vend në dorë të krimineleve, po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia por dominon krimi. Na fundoset. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse.”, tha xhaxhai, ndërsa Begaj nuk ka bërë asnjë reagim, por e ka përqafuar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme