Sport 23 May 2026, 08:32 Nga VNA

Mourinho drejt rikthimit te Real Madridi, 10 lojtarë në listën e largimeve

Ndaje në Whatsapp
Mourinho drejt rikthimit te Real Madridi, 10 lojtarë në listën e

Jose Mourinho mund të rikthehet sërish në stolin e Real Madrid dhe mediat spanjolle raportojnë se portugezi ka nisur të planifikojë revolucionin në skuadër.

Sipas raportimeve, Mourinho ka zhvilluar bisedime me presidentin Florentino Perez për të marrë drejtimin e ekipit sezonin e ardhshëm, pas vendimit të trajnerit aktual Alvaro Arbeloa për t’u larguar në fund të sezonit.

Mediumi spanjoll “Esdario” shkruan se tekniku portugez ka vendosur kushte të forta për rikthimin në “Santiago Bernabeu”, duke kërkuar kontroll të plotë mbi skuadrën dhe vendimet sportive.

Në listën e lojtarëve që mund të largohen përfshihen emra si Andriy Lunin, Fran Garcia, Ferland Mendy, Dani Ceballos dhe Gonzalo Garcia, të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira gjatë këtij sezoni.

Raportohet gjithashtu se edhe Eduardo Camavinga mund të sakrifikohet në merkato, teksa për mesfushorin interesohen Manchester United dhe Liverpool.

Një tjetër emër surprizë në listën e largimeve është Federico Valverde, i cili aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i pësuar pas një incidenti në stërvitje me Aurelien Tchouameni.

Megjithatë, emri që ka shkaktuar më shumë bujë është ai i Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian, që ka realizuar 22 gola dhe 10 asistime këtë sezon, ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin madrilen.

Sipas mediave portugeze, Vinicius ka refuzuar disa oferta rinovimi dhe me kontratën që i skadon verën e ardhshme, Real Madridi rrezikon ta humbasë falas nëse situata nuk zgjidhet brenda muajve të ardhshëm.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme