Sport 27 May 2026, 18:14 Nga VNA

Milani shqyrton Rangnickun për stolin, Ibrahimovic takohet me trajnerin në Vjenë

Ndaje në Whatsapp
Milani shqyrton Rangnickun për stolin, Ibrahimovic takohet me trajnerin

Milani po vazhdon punën për gjetjen e trajnerit të ri pas largimit të Massimiliano Allegrit, ndërsa në listën e kandidatëve është shtuar edhe emri i Ralf Rangnickut.


Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit kuqezi po e konsiderojnë seriozisht trajnerin aktual të kombëtares së Austrisë për projektin e ri të klubit. Në procesin e përzgjedhjes është përfshirë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili po luan rol aktiv në vendimmarrje.


Mediat italiane raportojnë se Ibrahimovic është takuar me Rangnickun në Vjenë, ku është diskutuar mbi planin sportiv të Milanit dhe të ardhmen e skuadrës. Klubi italian thuhet se i ka propozuar trajnerit gjerman një rol të zgjeruar, që përfshin jo vetëm drejtimin e ekipit, por edhe ndikim në strategjinë e merkatos.


Kontrata e Rangnickut me kombëtaren e Austrisë përfundon pas Kupës së Botës 2026, ndërsa interesimi i Milanit për të nuk është i ri. Kuqezinjtë kishin tentuar ta afronin edhe në vitin 2020, por marrëveshja nuk u finalizua.


Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, favoriti kryesor për pankinën e Milanit mbetet Andoni Iraola. Në listën e alternativave vazhdojnë të përmenden edhe Oliver Glasner dhe Xavi Hernandez.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme