Sport 2 June 2026, 17:12 Nga VNA

Maran para Izraelit: Shqipëria synon performancë dhe rezultat në miqësore

Ndaje në Whatsapp

dffgbgb.png

Kombëtarja shqiptare do të përballet këtë të mërkurë me Izraelin në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00. Në prag të këtij dueli, trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka folur për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë e tij.

Maran u shpreh se ka gjetur një grup lojtarësh të gatshëm dhe bashkëpunues, pavarësisht ngarkesës së madhe të sezonit. Ai theksoi se fokusi kryesor është ndërtimi i një skuadre funksionale që mund të përballojë si këtë, ashtu edhe ndeshjet e ardhshme, duke menaxhuar edhe aspektin fizik të futbollistëve.

Duke vlerësuar kundërshtarin, trajneri italian u shpreh se Izraeli është një ekip që e vështirëson lojën dhe kërkon kujdes të madh në mbrojtje dhe në menaxhimin e hapësirave. Sipas tij, ndeshja përbën një test të rëndësishëm si për skuadrën ashtu edhe për stafin teknik.

I pyetur për kohën e shkurtër të përgatitjes, Maran pranoi se dy ditë nuk janë të mjaftueshme për të implementuar plotësisht idetë e tij, por shtoi se ka një koncept të qartë për mënyrën e lojës dhe se kjo do të vlerësohet në fushë.

Sa i përket objektivit, ai theksoi se rezultati mbetet i rëndësishëm, edhe pse prioritet është performanca. Sipas tij, një paraqitje e mirë e kombinuar me fitore do të ishte skenari ideal.

Maran nënvizoi gjithashtu dëshirën për një Shqipëri agresive, me personalitet dhe që mban posedimin e topit, duke theksuar se skuadra duhet të përshtatet me karakteristikat e lojtarëve dhe të tregojë kurajë në fushë. Ai shtoi se do të ketë disa ndryshime taktike, por vendimet përfundimtare do të merren pas stërvitjes së fundit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme