Sport 30 May 2026, 15:46 Nga VNA

Liverpool shkarkon Arne Slot, klubi nis kërkimin për trajner të ri

Ndaje në Whatsapp
Liverpool shkarkon Arne Slot, klubi nis kërkimin për trajner të

Liverpool ka konfirmuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme shkarkimin e trajnerit holandez Arne Slot, pas dy sezonesh në krye të ekipit.

Slot iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2024 dhe në sezonin e tij të parë arriti të fitojë titullin e Premier League. Megjithatë, sezoni i fundit rezultoi zhgënjyes për klubin, i cili nuk fitoi asnjë trofe dhe pati një formë të luhatshme që për pak sa nuk rrezikoi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Në njoftimin zyrtar, klubi theksoi: “Liverpool FC mund të konfirmojë se Arne Slot do të largohet menjëherë nga roli i tij si trajner kryesor dhe se procesi për emërimin e një pasardhësi është duke u zhvilluar”.

“Ai largohet me një titull të Premier League në emrin e tij dhe me mirënjohjen dhe vlerësimin tonë më të thellë”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkohë, emri më i përfolur për të marrë drejtimin e stolit të “The Reds” është ai i ish-trajnerit të Bournemouth, Andoni Iraola, i cili shihet si kandidati kryesor për të pasuar holandezin në Anfield.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme