Futbolli vazhdon të mbetet një nga sportet më fitimprurëse në botë, ndërsa emrat më të mëdhenj të këtij sporti kanë ndërtuar pasuri marramendëse si nga kontratat sportive, ashtu edhe nga sponsorët dhe investimet personale.
Në krye të listës së futbollistëve më të pasur në botë qëndron Cristiano Ronaldo me një pasuri të vlerësuar rreth 1.4 miliardë dollarë.
Pas tij renditet ish-ylli anglez David Beckham me 1.2 miliardë dollarë, ndërsa podiumin e plotëson kampioni argjentinas Lionel Messi, i cili ka arritur shifrën e 1 miliard dollarëve.
Në mesin e dhjetë futbollistëve më të pasur në planet bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Neymar, Kylian Mbappe, Karim Benzema dhe Zlatan Ibrahimovicc.
Lista përfshin gjithashtu Wayne Rooney, sulmuesin norvegjez Erling Haaland dhe yllin egjiptian Mohamed Salah, të cilët kanë përfituar shuma të mëdha jo vetëm nga futbolli, por edhe nga marrëveshjet komerciale dhe bizneset personale.






















