Lifestyle 18 April 2026, 15:32 Nga VNA

Varësia teknologjike e prindërve ndikon te fëmijët

Ndaje në Whatsapp
Varësia teknologjike e prindërve ndikon te fëmijët

Shikimi i e-mail-ve të punës, simpatia për Instagramin, të shkruarit e statuseve në Facebook, në kohën që po flisni me fëmijën, ndikon negativisht sjelljen e fëmijëve , paralajmërojnë pediatrit.

Një studim i ri nga studiuesit e Universitetit të Miçiganit, botuar në revistën Child Development, konkludon se problemet e fëmijëve ndikohen drejtëpërdrejtë nga sjelljet e prindërve.

“Technoference” është pikërisht termi që studiuesit kanë zgjedhur për të përshkruar hendekun që krijohet në marrëdhënien prind-fëmijë falë teknologjisë.

Studimi përfshiu më shumë se 170 familje amerikane. Mesatarisht prindërit përdorin dy pajisje teknologjike që ndërhynin në lidhjen e tyre me fëmijët. Gati gjysma e pjesëmarrësve (48%) thanë se kishin tri ose më shumë “technoferenca” çdo ditë. Sa më shumë larg fëmijëve të ishin prindërit, aq më shumë shenja agresive paraqisnin këta të fundit.

Ndërsa prindërit magjepsen nga celularët , po vënë vënë fëmijët në rrezik.

“Aksidente të rënda ndodhin në sekonda, shpesh, ndërsa prindërit hutohen nga celularët dhe shkëputen nga realiteti”, thonë studiuesit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme