Lifestyle 10 Maj 2026, 07:49 Nga VNA

Tri gjëra që është mirë t’i kopjojmë nga fëmijët

Ndaje në Whatsapp
Tri gjëra që është mirë t’i kopjojmë nga

Në rrugëtimin tonë të rritjes, disa nga mësimet më të rëndësishme nuk do t’i kuptojmë nga kurset dhe nga librat, por nga përvojat e jetës dhe nga takimet që bëjmë…

Fëmijët kanë shumë për të na mësuar. Duhet të jenë një pikë e rëndësishme referimi në jetën tonë. Janë shembulli më i madh që kemi për të mësuar disa sjellje thelbësore, të cilat i kemi harruar në përditshmëri dhe që na bëjnë të arrijmë suksesin dhe përsosmërinë.

Shpesh në rrugëtimin tonë të jetës, lëmë pas disa gjëra që në fakt duhet t’i rizbulojmë, duke mësuar pikërisht nga më të vegjlit.

Karakteristika e parë e fëmijëve, që duhet ta rizbulojmë në çfarëdolloj moshe, është kurioziteti. Ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjoni stuhinë e pyetjeve që një fëmijë është në gjendje të bëjë mbi çdo argument të mundshëm? Është pikërisht një mënyrë e tyre e të qenit, një pyetje, pastaj një tjetër, dhe një tjetër përsëri. Është mënyra e tyre për t’u rritur, për të mësuar. Janë të stimuluar nga gjëra të shumta, vëmendja e tyre përthith jashtëzakonisht shumë. Kjo bën të mundur që përgjigjet të mos jeni asnjëherë mjaftueshëm për ta. Mund të përfshihen menjëherë e totalisht nga çfarëdolloj argumenti. Edhe kur u tregon një përrallë, kanë shpesh një kuriozitet që kalon përtej dëgjimit pasiv.

Ja, kjo është karakteristika e parë tipike e fëmijëve, të cilën duhet ta fitojmë. Ta shohim botën me tjetër sy; gjithçka që dimë, në fakt e dimë vetëm pjesërisht. Kjo është si për njerëzit që na rrethojnë, ashtu edhe për objektet e gjërat që bëjmë. Përse një i afërm apo një koleg i yni sillet në një mënyrë të caktuar? Për çfarë ka nevojë realisht? Përse jeta jonë ecën në një rrugë të caktuar? Janë mijëra pyetje që nuk duhet të harrojmë t’ia bëjmë vetes.

Një tjetër magji e madhe e të vegjëlve është aftësia e tyre për të qenë entuziastë. Entuziazmi i tyre është me të vërtetë përfshirës, së bashku me aftësinë që kanë për të provuar emocione. Si të rritur, duhet t’i evitojmë ato sjellje të tipit: “jam shumë i rritur për këto gjëra”. Me siguri ju ka ndodhur të takoheni me njerëz që prapsen e stepen përballë një përvoje të re, mbyllen përballë emocioneve. Ndërsa fëmijët kanë inat të shkojnë të flenë herët dhe çohen herët në mëngjes nga entuziazmi që i përfshin. Zbuloni entuziazmin e të vegjëlve! Është një burim i madh energjie. Aftësia e të entuziazmuarit është një aftësi thelbësore. Do të thotë të jeni të hapur ndaj propozimit të dikujt, ndaj gjërave të reja që mund t’ju ndodhin në jetë. Mirëpritini emocionet! Kjo është një karakteristikë e shkëlqyer e më të vegjëlve.

Aftësia për të pasur besim është një karakteristikë tipike e fëmijëve. Besojnë, me pak fjalë. Ndërsa të rriturit preferojnë të mbyllen në skepticizmin e cinizmin e tyre. Kjo është një mënyrë për të larguar atë të mirë që ndodh në ditët tona. Skepticizmi i të rriturve i shtyn, për shembull, të mos besojnë se mund të fitojnë diçka, sepse konsiderohet jashtë pritshmërive më tipike. Përse të mos besojmë se mund të ndërmarrim e të realizojmë një punë e caktuar, në fushën profesionale apo atë personale? Një fëmijë ka besim se çdo gjë që dëshiron, mund ta realizojë.

Është shumë e rrallë të shohim një fëmijë që nuk beson, një shembull i madh për jetët tona si të rritur, të ngarkuar në botën e marrëdhënieve dhe të punëve. Pjesa më e madhe prej nesh, përgjatë jetës kalon dështime, por ato nuk duhet të na pengojnë të rigjejmë besimin te njerëzit. Vetëm duke u sjellë si fëmijët jemi të aftë të kthehemi pas në krahët e një personi tjetër.

Kjo do të thotë që të dimë të rrezikojmë, të vihemi në lojë dhe të mbledhim frutet që na takojnë. Një sjellje besimi kundrejt të tjerëve, gjeneron po ashtu besim, pra do të thotë të gjenerojmë një rreth vicioz në jetët tona.

Video

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Lamine Yamal ishte në qendër të festimeve të FC Barcelona pas fitimit të titullit në La Liga. Gjatë paradës me autobus të hapur, talenti 18-vjeçar valëviti një flamur palestinez, një gjest që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Po ashtu, Yamal u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridista”, duke shtuar rivalitetin sportiv me Real Madrid CF pas triumfit të Barcelonës në El Clasico. Me këtë sukses, Yamal ka arritur të fitojë tre tituj kampionë në La Liga në moshën 18-vjeçare, një rekord në historinë e Barcelonës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme