Lifestyle 6 May 2026, 11:48 Nga VNA

Studimi tronditës: një dozë e vetme e “kërpudhave magjike” mund të ndryshojë strukturën e trurit për javë të tëra

Ndaje në Whatsapp
Studimi tronditës: një dozë e vetme e “kërpudhave

Një dozë e vetme psilocibine – substanca aktive që gjendet te “kërpudhat magjike” – mund të shkaktojë ndryshime anatomike në tru, sipas një studimi të ri të kryer mbi persona që e provuan substancën për herë të parë.

Shkencëtarët vunë re ndryshime të dukshme në strukturën e trurit edhe një muaj pasi vullnetarët e shëndetshëm kishin marrë drogën psikedelike. Nëse konfirmohen nga studime të tjera, këto ndryshime mund të ndihmojnë në shpjegimin e efekteve terapeutike që psikedelikët mund të kenë ndaj ankthit, depresionit dhe varësive.

Studiuesit përdorën skanime të specializuara që matin mënyrën si lëviz uji përgjatë fibrave nervore në tru. Rezultatet sugjeruan se disa rrugë nervore ishin bërë më të dendura dhe më të forta pas përdorimit të substancës. Sipas studiuesve, fenomeni i kundërt vërehet zakonisht te plakja dhe demenca.

“Është e jashtëzakonshme të shohësh ndryshime të mundshme anatomike në tru një muaj pas një doze të vetme të çfarëdo droge,” tha profesori Robin Carhart-Harris, neurolog në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko dhe autor kryesor i studimit. “Ende nuk e dimë saktësisht çfarë nënkuptojnë këto ndryshime, por vumë re se pjesëmarrësit raportuan përmirësim të mirëqenies psikologjike dhe fleksibilitet më të madh mendor.”

Shkencëtarët prej vitesh po përpiqen të kuptojnë se si psikedelikët ndikojnë në tru, sidomos pas një serie studimesh që sugjerojnë se këto substanca mund të përdoren për trajtimin e çrregullimeve të ndryshme mendore. Mendohet se ato ndihmojnë duke rritur fleksibilitetin e mendimit dhe duke i nxjerrë njerëzit nga modelet destruktive të të menduarit.

Në studimin më të fundit, ekipi i Imperial College London analizoi të ashtuquajturin “efekti entropik i trurit”, ku aktiviteti nervor bëhet më i larmishëm gjatë përdorimit të psikedelikëve.

Fillimisht, 28 vullnetarëve që nuk kishin përdorur kurrë psikedelikë iu dha një dozë minimale prej 1 mg psilocibinë, e konsideruar praktikisht placebo. Aktiviteti i trurit u mat përmes elektroencefalografisë (EEG), ndërsa gjatë javëve në vijim pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve psikologjike dhe skanimeve funksionale MRI.

Një muaj më vonë, pjesëmarrësit morën një dozë të vetme prej 25 mg psilocibinë, e mjaftueshme për të shkaktuar një eksperiencë të fortë psikedelike.

Brenda një ore nga marrja e drogës, EEG tregoi një rritje të madhe të “entropisë së trurit”, duke sugjeruar se truri po përpunonte një shumëllojshmëri më të madhe informacioni. Një muaj më pas, skanimet treguan ndryshime në fibrat nervore që lidhin pjesën e përparme me atë qendrore të trurit.

Sipas studimit të publikuar në Nature Communications, pjesëmarrësit që kishin përjetuar rritjen më të madhe të aktivitetit nervor ishin edhe ata që raportuan më shumë qartësi psikologjike dhe mirëqenie më të lartë pas një muaji.

Profesori Alex Kwan nga Universiteti Cornell tha se studimet te minjtë kanë treguar se psikedelikët mund të “riprogramojnë” lidhjet nervore në tru, duke krijuar një formë të re plasticiteti që mund të shpjegojë efektet terapeutike. Megjithatë, ai paralajmëroi se studimi është ende paraprak dhe është kryer mbi një numër të vogël pjesëmarrësish.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme