Lifestyle 23 Janar 2026, 07:58 Nga VNA

Si ta ndihmoni trupin të detoksifikohet natyrshëm – çfarë thonë ekspertët

Ndaje në Whatsapp
Si ta ndihmoni trupin të detoksifikohet natyrshëm –

Pas teprimeve ushqimore të festave, shumë njerëz i drejtohen dietave “detoks” me shpresën për të pastruar trupin. Por ekspertët theksojnë se shumica e këtyre dietave nuk kanë prova shkencore që funksionojnë. Në fakt, trupi i njeriut ka mekanizma shumë efikasë për t’u pastruar vetë – dhe ajo që ne mund të bëjmë është t’i mbështesim këto procese natyrore.

Ja disa mënyra të thjeshta dhe të bazuara në shkencë për ta ndihmuar trupin të “detoksifikohet”:

Hani më shumë fibra

Shumica e njerëzve konsumojnë shumë pak fibra. Studimet tregojnë se mbi 90% e të rriturëve nuk arrijnë sasinë e rekomanduar ditore.

Fibra ndihmon tretjen, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe kanceri i zorrës së trashë. Ajo vepron si një “magnet”, duke u lidhur me substanca të dëmshme dhe duke ndihmuar largimin e tyre nga trupi. Sipas kërkimeve, fibra mund të ndihmojë edhe në eliminimin e metaleve të rënda si plumbi dhe arseniku, si dhe të ulë kolesterolin.

Pini mjaftueshëm ujë

Uji është thelbësor për funksionimin e veshkave dhe mëlçisë, të cilat filtrojnë dhe nxjerrin mbetjet nga trupi. Dehidratimi, edhe i lehtë, mund ta ngadalësojë këtë proces dhe të rrisë rrezikun e dëmtimit të veshkave. Sipas ekspertëve, rreth 1.5–1.8 litra ujë në ditë janë të mjaftueshme për shumicën e njerëzve – më pak se miti i vjetër i “tetë gotave në ditë”.

Mbroni mushkëritë

Organizata Amerikane e Mushkërive paralajmëron kundër produkteve që premtojnë “pastrim të shpejtë të mushkërive”, duke i cilësuar si të pasigurta.

Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar mushkëritë është shmangia e ndotjes: mos pirja e duhanit, evitimi i tymit pasiv dhe ajrosja e mirë e ambienteve të brendshme. Aktiviteti fizik dhe ushtrimet kardiovaskulare ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e funksionit të mushkërive.

Flini mirë

Gjatë gjumit, truri aktivizon një proces pastrimi shumë të rëndësishëm. Lëngu cerebrospinal qarkullon përmes hapësirave mes qelizave nervore dhe largon mbetjet, përfshirë proteinat që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit.

Studiuesit theksojnë se cilësia e gjumit është thelbësore për këtë proces dhe nuk ka prova që suplementet ta përmirësojnë atë.

Qëndroni aktiv fizikisht

Edhe pse shpesh pretendohet se toksinat “dalin me djersë”, shkencëtarët e hedhin poshtë këtë ide. Djersa shërben kryesisht për rregullimin e temperaturës së trupit, jo për detoksifikim.

Megjithatë, aktiviteti fizik ndihmon qarkullimin e gjakut, përmirëson funksionin e organeve dhe mbështet proceset natyrore të pastrimit të trupit.

Përfundimi:

Nuk ka nevojë për dieta ekstreme apo “pastrime magjike”. Ushqimi i shëndetshëm, uji, gjumi dhe aktiviteti fizik janë mënyrat më të sigurta dhe më efektive për të ndihmuar trupin të bëjë atë që di më mirë: të kujdeset për veten.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme