Lifestyle 5 April 2026, 11:06 Nga VNA

Shtrenjtimi i karburantit rrit koston e bagazheve në avionë

Ndaje në Whatsapp
Shtrenjtimi i karburantit rrit koston e bagazheve në avionë

Një nga pasojat anësore të luftës mund të jetë edhe nevoja për të “udhëtuar më lehtë”. Rritja e kostove të bagazheve dhe e biletave të avionit lidhet drejtpërdrejt me shtrenjtimin e karburantit të avionëve (jet fuel), i nxitur nga tensionet gjeopolitike. Për këtë arsye, shumë kompani ajrore – veçanërisht ato low-cost – mund të rrisin tarifat për bagazhet e dorës dhe ato të regjistruara për të kompensuar kostot e karburantit.

Ndër kompanitë që kanë nisur tashmë të rrisin çmimet është United Airlines. Këtë javë ajo u bë kompania e dytë që shtoi tarifat për bagazhet, duke e justifikuar vendimin me rritjen e çmimeve të karburantit për shkak të luftës në Iran. Sipas njoftimit të kompanisë, pasagjerët që fluturojnë brenda SHBA-së, si dhe drejt Meksikës, Kanadasë dhe Amerikës Latine do të paguajnë 10 dollarë më shumë për bagazhin e parë dhe të dytë të regjistruar, ndërsa për bagazhin e tretë tarifa rritet edhe me 50 dollarë. Nga kjo rritje përjashtohen udhëtarët në kabina premium, klientët me status “elite” dhe ata që përdorin kartat e kreditit të kompanisë.

Tendenca u nis në fund të marsit nga kompania JetBlue, e cila gjithashtu rriti tarifat për bagazhet. Çmimi për bagazhin e parë në fluturimet brenda SHBA-së është rritur me 4 dollarë, ndërsa në disa raste arrin deri në 59 dollarë, në varësi të datës së udhëtimit dhe momentit të pagesës.

Kompania theksoi se ndryshimet lidhen me rritjen e kostove operative. “Ne vlerësojmë rregullisht mënyrën se si t’i menaxhojmë këto kosto duke mbajtur konkurruese tarifat bazë dhe duke vazhduar të investojmë në përvojën e klientëve”, thuhet në deklaratën e saj.

Ndërkohë, ekspertët e udhëtimit këshillojnë pasagjerët të kontrollojnë gjithmonë dimensionet e bagazhit të dorës sipas rregullave të kompanisë ajrore për të shmangur tarifat shtesë në aeroport. Për të kursyer hapësirë në valixhe, rekomandohet përdorimi i organizatorëve ose “kubeve të kompresimit”, të cilat ndajnë rrobat sipas kategorive dhe reduktojnë ndjeshëm volumin e bagazhit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme