Lifestyle 16 March 2026, 07:08 Nga VNA

Sean Penn fiton Oscarin e tretë për filmin “Një betejë pas tjetrës”, por braktis ceremoninë

Ndaje në Whatsapp
Sean Penn fiton Oscarin e tretë për filmin “Një betejë

Aktori amerikan Sean Penn ka fituar Oscarin e tretë në karrierën e tij për rolin në filmin “Një betejë pas tjetrës” por nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Dolby Theatre.

Penn u vlerësua për interpretimin e kolonelit Lockjaw, një personazh thellësisht racist dhe i dhunshëm, i veshur vazhdimisht me uniformë ushtarake, në filmin që triumfoi në mbrëmjen e Academy Award. Megjithatë, statuja nuk u mor nga vetë aktori, pasi ai mungoi në ceremoni.

Çmimin e pranoi në skenë aktori Kieran Culkin, i cili tha se Penn “nuk mundi ose nuk deshi të ishte këtu me ne, ndaj do ta pranoj unë për të”.

I njohur për distancën që mban nga spektaklet e Hollywood-it, Penn këtë sezon çmimesh është parë shumë pak në publik. Ai u shfaq vetëm në Golden Globe Awards, ndërsa mungoi në shumicën e eventeve të tjera të industrisë së filmit.

Aktori dhe regjisori kishte fituar më parë dy çmime Oscar për rolet në filmat Mystic River dhe Milk.

Sipas burimeve të cituara nga The New York Times, Penn mund të jetë aktualisht në udhëtim drejt Evropës dhe pritet të shkojë në Ukrainë. Ai ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës në luftën kundër Rusisë dhe në të kaluarën ka dhuruar një nga Oscarët e tij për këtë kauzë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme