Lifestyle 11 March 2026, 19:49 Nga VNA

Nga sauna në akull: “Viking wellness”, rituali ekstrem i shëndetit që po pushton botën

Ndaje në Whatsapp

Nga sauna në akull: “Viking wellness”, rituali ekstrem i

Një trend i ri në industrinë globale të spa-ve nuk lidhet më me relaksin klasik apo masazhet luksoze. Gjithnjë e më shumë qendra wellness po promovojnë atë që quhet “Viking wellness”, një praktikë që kombinon nxehtësinë ekstreme të saunës me zhytjen në ujë shumë të ftohtë.

Ky ritual, i njohur si “contrast therapy” ose terapi kontrasti, përfshin alternimin mes temperaturave të larta në sauna dhe zhytjes në ujë të akullt në det, liqen apo pishina të ftohta. Për shumë njerëz përvoja është një tronditje për trupin, por edhe një ndjesi e fortë energjie dhe qetësie mendore.

Nga sauna në akull: “Viking wellness”, rituali ekstrem i

Praktika është pjesë e traditës së vendeve nordike prej shekujsh. Në Finlandë shumica e familjeve kanë sauna në shtëpi dhe përdorimi i tyre çdo javë është një ritual i zakonshëm. Në Skandinavi, klubet e notit dimëror mblidhen rregullisht përgjatë brigjeve të akullta, ndërsa në Islandë banjat në pishina gjeotermale kanë qenë për shekuj një mënyrë për t’u ngrohur dhe për t’u larë.

Sipas Helga María Albertsdóttir, drejtuese e spa-së Sky Lagoon në Reykjavik, kjo traditë nuk ka lindur si luks, por si domosdoshmëri për të mbijetuar në një klimë të ashpër. Banorët e ishullit përdornin burimet gjeotermale për t’u ngrohur dhe për të pastruar trupin, duke krijuar me kalimin e kohës një kulturë të veçantë të banjave të nxehta dhe zhytjeve në ujë të ftohtë.

Sot shumë spa nordike e kanë kthyer këtë praktikë në një përvojë të plotë wellness. Vizitorët kalojnë nga pishinat gjeotermale të ngrohta në zhytje të ftohtë, më pas në sauna, dhoma me avull dhe trajtime me kripë deti. Shpesh kjo përvojë shoqërohet edhe me aktivitete në natyrë si ecje në pyll, not në det gjatë dimrit, ushtrime në palestra të hapura apo ngrënie të përbashkët pranë zjarrit.

Ekspertët e wellness thonë se popullariteti i këtij rituali lidhet me interesin në rritje për shëndetin fizik dhe mendor, si dhe me nevojën për lidhje sociale në një botë gjithnjë e më digjitale. Në vend të trajtimeve sporadike të spa-ve, shumë njerëz po e shohin këtë praktikë si një mënyrë jetese.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme