Lifestyle 31 January 2026, 20:14 Nga VNA

Nga LeBron te Bella Hadid: Pse yjet e NBA-së dhe VIP-at po kthehen te kufjet me tela

Ndaje në Whatsapp

Moda nuk është më vetëm në pasarelë. Sot ajo ecën edhe në korridoret e arenave të NBA-së. Kur LeBron James u shfaq në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008 me kufje Beats by Dre në qafë, një markë e panjohur u shndërrua brenda natës në fenomen global. Gati dy dekada më pas, trendi ka ndryshuar drejtim: yjet e basketbollit po braktisin Bluetooth-in dhe po kthehen te kufjet me tela.

Nga Anthony Edwards te Steph Curry, gjithnjë e më shumë lojtarë të NBA-së po shfaqen në hyrje të ndeshjeve me kufje të lidhura me kabllo. Dhe basketbolli nuk është i vetëm. Edhe në botën e modës dhe të showbiz-it, rikthimi i “wire” është i dukshëm: Drake, Zendaya, Harry Styles, Lily-Rose Depp apo Bella Hadid janë fotografuar shpesh me kufje me tela, duke lënë mënjanë AirPods.

Nga LeBron te Bella Hadid: Pse yjet e NBA-së dhe VIP-at po kthehen te

Fenomeni është kthyer edhe në identitet kulturor. Që prej vitit 2021, Shelby Hull, themeluese e faqes “Wired It Girls” në Instagram, dokumenton dhe promovon këtë rikthim, duke e parë atë si shenjë të një “cool”-i të paimponuar dhe jo të varur nga teknologjia më e fundit. Sipas saj, pikërisht refuzimi i pajisjeve të shtrenjta dhe zgjedhja e diçkaje të thjeshtë e dallon “wired It girl”-in nga versioni klasik i vajzës së famshme të modës.

Edhe çmimi luan rol. Ndryshe nga kufjet wireless që nisin nga mbi 150 dollarë, kufjet me tela kushtojnë shumë më pak, duke e bërë këtë trend më të aksesueshëm. Në NBA, korridoret e sallave janë shndërruar në një lloj pasarele betoni, ku veshja dhe aksesorët janë po aq të rëndësishëm sa loja. Sipas vëzhguesve të modës sportive, kufjet me tela janë bërë pjesë e “look”-ut, një aksesor nostalgjik që shoqëron identitetin e lojtarëve të rinj.

Nga LeBron te Bella Hadid: Pse yjet e NBA-së dhe VIP-at po kthehen te

Por rikthimi nuk lidhet vetëm me estetikën. Shumë sportistë ankohen për problemet praktike të kufjeve wireless: shkëputje, bateri që mbaron, sinjal i paqëndrueshëm. Kufjet me tela, përkundrazi, janë të thjeshta, të sigurta dhe funksionale. Në një epokë ku teknologjia, AI dhe jeta digjitale dominojnë gjithçka, rikthimi i telit shihet si pjesë e një dëshire më të gjerë për një stil më analog dhe më të prekshëm jetese.

Nga kamera filmike te telefonat “dumb”, nga disqet DVD te kufjet me tela, nostalgjia për vitet ’90 dhe fillimin e viteve 2000 po kthehet në reagim kulturor. Dhe në këtë cikël, NBA dhe yjet e saj po tregojnë se moda, ashtu si loja, gjithmonë kthehet aty ku ka qenë më parë.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme