Lifestyle 5 Dhjetor 2025, 15:01 Nga VNA

Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

Ndaje në Whatsapp
Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për

Netflix ka rënë dakord të blejë studiot televizive dhe filmike të Warner Bros Discovery, si edhe divizionin e saj të transmetimeve online, për 72 miliardë dollarë — një marrëveshje që i jep kontrollin e një prej aseteve më të çmuara dhe më historike të Hollywood-it pikërisht kompanisë që ka tronditur industrinë mediatike me revolucionin e saj në streaming.

Marrëveshja, e njoftuar të premten, vjen pas një gare disa-javore ofertash, ku Netflix mori kryesimin me një ofertë prej gati 28 dollarësh për aksion, duke kaluar ofertën gati 24 dollarëshe të Paramount Skydance për të gjithë Warner Bros Discovery, përfshirë rrjetet televizive që parashikohen të ndahet në një ent të veçantë.

“Marrëveshja, në para dhe aksione, vlerësohet në 27.75 dollarë për aksion të WBD-së (me një mekanizëm korrigjues sipas kushteve të mëposhtme), duke e çuar vlerën totale të sipërmarrjes në rreth 82.7 miliardë dollarë (me një vlerë kapitali prej 72.0 miliardë dollarësh). Transaksioni pritet të finalizohet pas ndarjes së paralajmëruar më herët të divizionit Global Networks të WBD-së, Discovery Global, në një kompani të re të listuar publikisht, ndarje që tani pritet të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2026”, tha kompania në një deklaratë.

Aksionet e Warner Bros Discovery u mbyllën në 24.5 dollarë të enjten, duke i dhënë kompanisë një vlerë tregu prej 61 miliardë dollarësh.

Blerja e pronarit të ekskluziviteteve të mëdha si “Game of Thrones”, “DC Comics” dhe “Harry Potter” pritet të zhvendosë edhe më tej ekuilibrat e fuqisë në Hollywood, duke forcuar pozicionin e gjigantit të transmetimeve online që ndërtoi dominimin e tij pa blerje të mëdha apo një bibliotekë të gjerë përmbajtjesh.

Ky hap pritet të ndihmojë Netflix-in të përballojë konkurrencën nga Walt Disney dhe Paramount, e mbështetur nga familja Ellison.

Analistët vlerësojnë se Netflix po synon të sigurojë të drejta afatgjata për seriale dhe filma të suksesshëm, në mënyrë që të mbështetet më pak te studiot e jashtme, ndërsa zgjerohet në industrinë e videolojërave dhe kërkon burime të reja rritjeje pas suksesit të politikës kundër ndarjes së fjalëkalimeve.

Megjithatë, marrëveshja pritet të përballet me shqyrtim të fortë antitrust në Europë dhe SHBA, pasi do t’i jepte shërbimit më të madh të transmetimeve online në botë pronësinë e një konkurrenti që zotëron HBO Max dhe numëron gati 130 milionë abonentë.

Paramount, e drejtuar nga David Ellison — që nisi garën me disa oferta të pakërkuara dhe ka lidhje të afërta me administratën Trump — vuri këtë javë në dyshim procesin e shitjes, duke akuzuar se Netflix ishte favorizuar.

Për të zbutur shqetësimet mbi përqendrimin e tregut, Netflix ka argumentuar gjatë bisedimeve se një kombinim i platformës së tij me HBO Max do të ishte në interes të konsumatorëve, duke ulur çmimin e një pakete të përbashkët, raportoi Reuters të martën.

Kompania i ka bërë të ditur gjithashtu Warner Bros Discovery se do të vazhdojë të publikojë filmat e studios në kinema, në përpjekje për të zbutur frikën se marrëveshja mund të eliminonte një tjetër studio të rëndësishme dhe një burim kyç të filmave për ekranin e madh, sipas raportimeve të mediave./ Reuters

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme