Lifestyle 18 April 2026, 20:25 Nga VNA

Më të lumtur, ata që kanë para apo kohë?

Ndaje në Whatsapp
Më të lumtur, ata që kanë para apo kohë?

Paraja mund ta blejë lumturinë në njëfarë forme, por kjo nuk do të thotë që paraja është gjithçka.

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që e vlerësojnë kohën më shumë sesa paratë, janë më të lumtur. Ështe zbuluar një lidhje mes lumturisë dhe rrogës. Ky studim kishte zbuluar se njerëzit që fitojnë më shumë para janë më të lumtur, derisa rroga e tyre të arrijë 75,000 dollarë.

Hulumtuesit në UCLA dhe Wharton e kishin studiuar më tërësisht këtë dhe kishin shikuar se si koha ndikon në këto rezultate.

Përmes eksperimenteve dhe anketimeve të shumta, ata kishin zbuluar se dy të tretat e të anketuarve kishin thënë se preferojnë më shumë paratë sesa kohën.

“Përgjatë hulumtimeve ne kemi pyetur mijëra amerikanë se a e preferojnë më shumë kohën apo paratë. Pavarësisht se shumica e njerëzve kishin zgjedhur paratë, zgjedhja e kohës ishte ndërlidhur me lumturi më të madhe.”

Kjo ndoshta mund të jetë për shkak se njerëzit që duan më shumë kohë, veçse kanë shumë para.

Sidoqoftë, është mirë të dimë se paraja na bën të lumtur, por në fund të ditës është vetëm një mjet. Ka gjëra më të rëndësishme që ndikojnë në lumturinë e çdo njeriu.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme